Lluka Mishetiq gjatë seancës së 11 shkurtit.

Kryeavokati i Hashim Thaçit në gjyqin e Hagës, Lluka Mishetiq tha se ndryshe nga sa pretendon Prokuroria Speciale (ZPS), “qëllimi kriminal i përbashkët nuk ka ekzistuar dhe nuk ka pasur kurrë një plan kriminal për të nënshtruar kontroll në gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve që paraqiten në aktakuzë”.

Sipas tij, ZPS nuk i është përgjigjur pyetjes kyç dhe nuk e ka vërtetuar se si Thaçi ka dhënë kontribut në veprat për të cilat akuzohet, ku përfshihen vrasje, ndalime të paligjshme etj, duke argumentuar se Thaçi gjendej jashtë vendit shumicën e periudhës që mbulohet në aktakuzë.

“ZPS nuk ka vërtetuar akuzat kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij dhe në vendin e tij. Është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin dhe mbrojtja mban qëndrimin e saj se rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshëm i Thaçit”, tha Mishetiq.


Lajmi kryesor:

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbrojtja e Thaçit: Dënimi do të rishkruante historinë e Kosovës! S’ka prova për krime lufte