Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi një konferencë për të diskutuar gjendjen me të drejtat e qytetarëve dhe për të paraqitur praktikat më të mira në luftën kundër diskriminimitTIRANË, 30 Qershor /ATSH/ -Të drejtat e qytetarëve dhe përfshirja e grupeve të prekura në sistemin e shërbimeve sociale ishin temat kryesore në një konferencë të organizuar sot tek Hotel Rogner.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbështetje nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, e organizoi këtë aktivitet ku bëri thirrje për veprim të përbashkët për të trajtuar çështjet me te cilat përballen grupet e prekura në shoqërinë Shqiptare. Deputetë, përfaqësues nga ministritë, nga qeveria vendore, institucione të pavarura dhe OJQ morën pjesë në këtë konferencë.
"Vetëm kur të gjithë qytetarët gëzojnë akses të barabartë në shërbime, mundësi zhvillimi dhe përfitime, ne mund të shpresojmë për përparim të mëtejshëm", tha Zv. Drejtore e Bashkëpunimit Zviceran, Zj. Marie-Thérèse Karlen. "Në pikëpamjen tonë, lufta kundër diskriminimit dhe lufta për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve është shumë e rëndësishme dhe themelore për qëndrueshmërinë e zhvillimit të cdo vendi. Gëzohem që kjo konferencë I bën thirrje ligjvënësve, anëtarëve të qeverisë, qeverisë vendore dhe organizatave të pavarura për t'u bashkuar në luftën kundër diskriminimit dhe për të siguruar aftësitë, mundësitë dhe dinjitetin e grupeve në dizavantazh për t'u bërë pjesë e barabartë e shoqërisë", vazhdoi përfaqësuesja Zvicerane.
Konferenca u përshëndet nga përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe ajo e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të cilët përmendën punën e Ministrive përkatëse në lidhje me përfshirjen e grupeve të prekura në shërbimet shtetërore. Gjithashtu, folën deputetet Albana Vokshi dhe Vasilika Hysi.
'Së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qytetarëe' ishte titulli dhe fokusi I konferencës. Disa prezantime mbuluan çështjet si shërbimet sociale dhe rolet e qeverisjes vendore, rolet e OJQ-ve në raportimin e rasteve te diskriminimit, eficienca e institucioneve shtetërore, në aplikimin e të drejtave të qyetetarëve dhe në mbrojtjen nga diskriminmi, nevojat urgjente të personave me paaftësi, ejt.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, e drejtoi këtë konferencë ndërsa Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqitpar të Helsinkit dha përfundimet dhe rekomandimet kryesore.
Komiteti Shqitpar i Helsinkit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi - dy institucione active në fushën e të drejtave të njeriut - e mbajtën konferencën si pjesë të një nisme dy vjet më parë për mbrojtjen e të drejtave të grupeve të prekuara në rajonet Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Gjatë kësaj periudhe të dy organizatat kanë punuar për të promovuar aksesin e qytetarëve në zyrat e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi ligjet anti-diskriminim që janë në fuqi në Shqipëri.
Ishte e nevojshme të mblidheshin deputetë, ministra, autoritete vendor dhe grupe të shoqërisë civile për të krijuar një platform për dialog dhe për të përmirësuar kujdesin social, arsimin, strehimin dhe shërbime të tjera për grupe të prekura. Ideja kryesore ishte që qeverisja e mirë është gjithë-përfshirëse, siguron dialog, përkushtohet dhe jep rezultate të cilat përmirësojne jetën e qytetarëve.
Gjithashtu, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi paraqiti rekomandime nga një studim mbi reformën e shërbimeve sociale dhe si qeverisja vendore mund të luajë një rol në dhënien e shërbimeve ndaj grupeve të prekura.Konferenca koincidoi me reforma të rëndësishme të kohëve të fundit si reforma administrative dhe territoriale, dhe reforma e shërbimeve sociale. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com