Është kremtuar sot 95 vjetori i krijimit të armës së Artilerisë dhe Xhenios nga Ministria e Mbrojtjes.

Në ambientet e Batalionit të Mbështetjes me Luftim ishin të pranishëm u kremtua krijimi i armës së Artilerisë ku ishte i pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i Forcës Toksore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, zv.komandanti i FT, gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, komandantët e Forcave, përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcës Toksore si dhe ish-artilierët dhe ish-xhenierë që kanë sherbyer ndër vitë në këto armë.

ministria e mbrojtjes

Komandanti i FT, gjeneral brigade Nazmi Cahani, bëri një rezyme për ecurinë e FA në përgjithësi, si dhe të aseteve te artilerisë dhe xhenios në veçanti.

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi duke përshëndetur të pranishmit garantoi si brezin e veteranëve, ashtu dhe brezin e ri të artilierëve dhe xhenierëve, se qeveria shqiptare ka bërë dhe do të bëjë akoma më shumë për modernizimin e ushtrisë, si dhe të artilerisë në veçanti, si një element i rëndësishëm në armatimin e Forcave të Armatosura.

Të pranishmit ndoqën edhe një demonstrim nga artilierët dhe xhenierët e Batalionit të Mbështetjes me Luftim, me armatimin dhe teknikën që ata kanë në përdorim.

Në Batalionin e Xhenios u zhvillua një ceremoni me rastin e 95 vjetorit të krijimit të armës së Xhenios, ku ishte i pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i
Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Loka, komandantët e Forcave, ish-xhenierë që kanë sherbyer ndër vitë në këtë armë etj.

ministria e mbrojtjes
 
Komandanti i Batalionit të Xhenios, kolonel Gaspër Lala, veçoi momente historike ku njësitë dhe repartet xheniere kanë punuar për ndërtim e riparim të rrugëve, ndërtimin e kanaleve bonifikuese, argjinaturave, hidrovoreve, ujësjellsve, eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore në mbarë vendin etj.
 
Me kete rast u promovua libri “Historia e Armës së Xhenios në Shqipëri” me bashkëautorë  tre ish-oficerë xhenierë, Miti Galloshi, Ramiz Feçori dhe Zabit Çuko.
Arma e Artilerisë është krijuar më 18 janar të vitit 1921 dhe arma e Xhenios, që mban si datë krijimi 20 janarin e vitit 1921.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)