Ai tha se, bashkitë e reja, si njësi më të mëdha administrative dhe me kompetenca të gjera, duhet të ngrenë me shpejtësi njësitë e mbrojtjes së fëmijeve, strukturat e plota me psikologë dhe sociologë, për t’iu përgjigjur nevojës emergjente për trajtimin dhe këshillimin e fëmijëve.
Për të ndjekur hap pas hapi, çdo rast të fëmijëve në situatë rruge, të dhunuar në familje apo mjedise të tjera.
Ambasadori i OSBE, Rouning përgëzoi nismën si mjaft të rëndësishme, duke vënë theksin tek rëndësia e reagimit të shpejtë.
Ndërkohë që zëvendësministrja e brendshme, Elona Gjebrea ka thënë se, institucioni që përfaqëson është maksimalisht i mobilizuar për të kontribuuar në çdo rast.
“Policia është pjesë aktive e mobilizimit të fushatës në mbrojtje të fëmijëve. Jemi plotësisht të angazhuar për t’iu përgjigjur çdo rasti të dyshimtë, çdo rasti të raportuar të një fëmije të dhunuar, të abuzuar, apo fëmije në situatë rruge. Mbeshtesni policinë në këtë angazhim. Bashkëpunoni, raportoni çdo rast” ka thënë Gjebrea.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)