Mbërrijnë eskpertët italinë për koronvairusin, mes tyre një inferimiere shqiptare: Qava kur e mësova se do vija këtu!

Me një avion të 'Guarda di Finanza' kanë mbërritur në aeroportin 'Nënë Tereza' 7 ekspertë të task forcës italiane, të cilët do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Në aeroport nuk mungoi as një befasi e bukur, pasi në mesin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar nga vendi ynë që në moshën 10-vjeçare. Për 'Report TV' ajo thotë se qau kur mësoi se do të vinte në Shqipëri:

"Quhem Eni Bardhi dhe jam infermiere në Lodi. Kam ikur që 10 vjec nga Shqipëria. Mundësia që më dha shteti më ka emocionuar shumë për dy arsye. Për atë që po bëj dhe për vendin ku po e bëj.

Qava nga emocioni kur mësova se do vijë në Shqipëri. I tregova familjes time dhe e priti shumë mirë. Janë persona që nuk e harrojnë vendin e tyre. Është një kënaqësi e dyfishtë për ta. Shpresoj të ndihmoj spitalin ku do të punoj.

Mesazhi im është se siç kaloi koronavirusi në Itali do të kalojë edhe në Shqipëri."

Ndërkohë një fjalim të rastit mbajti edhe ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu.

"Dua t'ju falenderoj. Dihet që në këto moment, të gjitha vendet kanë kuptuar, që ky virus nuk luftohet i vetëm. Gjej rastin t'ju falenderoj me zemër. Është një ndihmë që e dimë se vjen natyrale. Të shpresojmë që të gjithë së bashku të mundim COVID-19. Nuk ka një strategji perfekte, por ka ekspertizë për të luftuar virusin e rrezikshëm,"-deklaroi ministrja.


Lajmi kryesor:

Italia kthen nderin, 7 mjekë zbarkojnë në Tiranë, mes tyre shqiptarja që iku studente dhe u rikthye si infermiere: Kam qarë...


Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)