Tre ditë më parë në një konferencë ndër rajonale në Pulia të Italisë, shteti fqinj vendosi t'i vinte në ndihmë Shqipërisë, duke dërguar një grup ekspertësh që do të zhvillojnë konsulencë dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Kjo tast forcë e përbërë nga 7 veta mbërriti sot në aeroportin 'Nënë Tereza' me një avion të 'Gurda di Finanza'. Rastësia dhe e veçanta nuk mungoi, pasi në grupin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar që 10 vjeç nga Shqipëria. Për 'Report TV' ajo u shpreh se kishte nisur të qante kur mori vesht se do të vinte në Shqipëri për të ushtruar profesionin e saj.
Ndërkohë pala italiane nuk erdhi duarbosh, pasi sollën me veten 500 mijë maska kirurgjikale.
Presidenti Ilir Meta ka falenderuar shtetin fqinj Italinë, për ekipin që ka dërguar ditën e sotme si ndihmë për Shqipërinë.
Nga Italia kanë ardhur 7 mjekë e infermierë, si dhe 500 mijë maska kirurgjikale, për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të koronavirusit.
Përmes postimit në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer të Italisë sa herë që vendi jonë përballet me kriza dhe tragjedi të mëdha.
"Falenderim dhe mirënjohje të thellë Italisë sonë të dashur për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.
Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!
Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!
GRAZIE DI CUORE!", shkruan presidenti Meta.
Me një avion të 'Guarda di Finanza' kanë mbërritur në aeroportin 'Nënë Tereza' 7 ekspertë të task forcës italiane, të cilët do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Në aeroport nuk mungoi as një befasi e bukur, pasi në mesin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar nga vendi ynë që në moshën 10-vjeçare. Për 'Report TV' ajo thotë se qau kur mësoi se do të vinte në Shqipëri:
"Quhem Eni Bardhi dhe jam infermiere në Lodi. Kam ikur që 10 vjec nga Shqipëria. Mundësia që më dha shteti më ka emocionuar shumë për dy arsye. Për atë që po bëj dhe për vendin ku po e bëj.
Qava nga emocioni kur mësova se do vijë në Shqipëri. I tregova familjes time dhe e priti shumë mirë. Janë persona që nuk e harrojnë vendin e tyre. Është një kënaqësi e dyfishtë për ta. Shpresoj të ndihmoj spitalin ku do të punoj.
Mesazhi im është se siç kaloi koronavirusi në Itali do të kalojë edhe në Shqipëri."
Ndërkohë një fjalim të rastit mbajti edhe ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu.
"Dua t'ju falenderoj. Dihet që në këto moment, të gjitha vendet kanë kuptuar, që ky virus nuk luftohet i vetëm. Gjej rastin t'ju falenderoj me zemër. Është një ndihmë që e dimë se vjen natyrale. Të shpresojmë që të gjithë së bashku të mundim COVID-19. Nuk ka një strategji perfekte, por ka ekspertizë për të luftuar virusin e rrezikshëm,"-deklaroi ministrja.
Grazie!
Përgjigju