VIDEO/ Gjenden pula të ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin! Shpendët e dekompozuar, institucionet i heqin pas denoncimit në media dhe dezinfektojnë zonën
Disa pula të ngordhura janë gjetur në bregdetin e Ranës së Hedhun. Pulat dyshohet se janë hedhur në lumë nga banorët dhe fermerët e zonës dhe më pas janë sjell nga dallgët e detit në breg. Pas denoncimit në media, në vendin e ngjarjes mbërritën autoriteti veterinarisë, policia dhe Inspektorati Mjedisor, të cilët hoqën shpendët e ngordhur dhe kanë nisur hetimet.
Disa pula të ngordhura janë gjetur në bregdetin e Ranës së Hedhun. Shpendët u konstatuan në një gjatëse 200 metra të vijes bregdetare, ndërsa sipas gazetarit të Report Tv Elvis Hila pulat dyshohet se janë hedhur në lumë nga banorët dhe fermerët e zonës dhe më pas janë sjell nga dallgët e detit në breg.
Pas denoncimit në media, në vendin e ngjarjes mbërritën autoriteti veterinarisë, policia dhe Inspektorati Mjedisor, të cilët hoqën shpendët e ngordhur dhe dezinfektuan zonën. Shpendët do të groposen nga Bashkia Lezhë.
Ngjarja është regjistruar në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur dhe vendin tonë e deri me tani kemi mijëra pula të ngordhura. Nuk është përcaktuar shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve.
Në njoftimin e fundit, më 29 mars, Ministria e Bujqësisë bëri me dije se situata me gripin e shpendëve po monitorohej në të gjithë vendin, ndërsa janë 5 vatra aktive, përkatësisht në Korçë, Divjakë, Durrës, Vlorë dhe Dibër.
Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Hoqën pulat e ngordhur pas denoncimit në media, përgjegjësi i veterinarisë Lezhë: E bëtë alarmante, gjetëm vetëm 4 shpendë të dekompozuar (të tjerët i kishin ngrënë qentë)
Institucionet e Lezhës shkuan të hiqnin shpendët e ngordhur në bregdetin e Ranës së Hedhun pas denoncimit në media, ndërsa për përgjegjësin e sektorit të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve Lezhë, situata u bë alarmante pa arsye. Për mediat, Dedë Rama pranoi se informacionin e kishin marrë nga mediat, teksa shton se në vendngjarje ishin gjetur vetëm 4 shpendë të dekompozuar.
"Informacioni na erdhi nga media. U krijua gjendje alarmante. U gjetën vetëm 4 pula qe nuk ka lidhje me fermerët e Lezhës. Kemi thirrur institucione të tjerë të bashkisë. Shpendët ishin të dekompozuara", tha ai.
Bëhet me dije se në bregdet shpendët e ngordhur janë konstatuar që dje, ndërsa sot u gjetën 5 shpendë, por rezulton se kanë qenë më shumë, pasi disa i kanë ngrënë qentë një ditë më parë.
Keto deklarata dalin nga goja e te ashtuquajturit /pergjegjesi i veterinarise/ te Lezhes?! E pa besueshme!
Përgjigju
Rastesi?: 10/04/2022 17:19
Imagjinoni per nje cast sikur ju te ishit pronari i pulave qe ngordhen. Ku do i hidhnit pasi te zbulonit se kane ngordhur? Jane vetem dy mundesi te natyrshme: 1. Do kontaktonit autoritetet shteterore per ndihme, meqenese ekziston mundesia per perhapje te ndonje semundje. 2. Nese do pertonit per te ndermarre ate veprim, thjesht do i hidhnit pulat e ngordhura ne plehra. Por nuk kuptim qe ju ti hidhnit pulat ne plazh. Se pari, sepse si banor i zones nuk ju intereson te ndotet plazhi qe i zjell te ardhura zones. Se dyti, edhe sikur mos te shqetesoheni per efektet shendetesore dhe turistike, eshte rruge shume me e shkurter qe pulat ti hidhnit ne plehra dhe jo te benit rrugen deri ne plazh. Mos te harrojm edhe rrezikun e shtuar, nese i hidhni ne ambjente aq publike sic jane plazhet, te ndonje arrestimi te mundshem per ndotje te ambjentit. Domethene eshte shume e qarte qe nje njeri normal nuk do i hidhte pulat e ngordhura ne plazh, sidomos ne nje kohe qe ne Shqiperi u perhap nje epidemi ne pulari te shumta. Atehere pse ky veprim qe shkon kaq fort kunder pritshmerive? Po ju sjell nje shembull tjeter per te kuptuar se kush mund ta kete bere. Gjate sezonit turistik vitin e kaluar ndodhen shume zjarre, por cuditerisht perqendrimi me i madh i zjarreve ishin ne zona shume afer plazheve dhe poashtu afer tunelit te Kalimashit ku kalojn mijera turist ne dite. Per me teper, zjarret ne Kalimash ndodhen afer fundjaves, pikerisht kur ka fluks turizmi nga Kosova. Atehere, si ka mundesi qe keto veprime me efekt te madh ekonomik dhe shoqeror ndodhin pikerisht ne zona me nje rendesi strategjike? Mos harroni se vendet e rajonit qe urrejn Shqiperine kane motiv te dyfisht per disa prej shteteve fqinje. Mos u cudisni nese individet qe ndezin zjarre afer zonave turistike, ose qe krijojn ndotje te madhe ne ato zona te jene te paguar nga sherbimet informative te vendeve armiqesore.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.5%
Të gabuar
68%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Keto deklarata dalin nga goja e te ashtuquajturit /pergjegjesi i veterinarise/ te Lezhes?! E pa besueshme!
PërgjigjuImagjinoni per nje cast sikur ju te ishit pronari i pulave qe ngordhen. Ku do i hidhnit pasi te zbulonit se kane ngordhur? Jane vetem dy mundesi te natyrshme: 1. Do kontaktonit autoritetet shteterore per ndihme, meqenese ekziston mundesia per perhapje te ndonje semundje. 2. Nese do pertonit per te ndermarre ate veprim, thjesht do i hidhnit pulat e ngordhura ne plehra. Por nuk kuptim qe ju ti hidhnit pulat ne plazh. Se pari, sepse si banor i zones nuk ju intereson te ndotet plazhi qe i zjell te ardhura zones. Se dyti, edhe sikur mos te shqetesoheni per efektet shendetesore dhe turistike, eshte rruge shume me e shkurter qe pulat ti hidhnit ne plehra dhe jo te benit rrugen deri ne plazh. Mos te harrojm edhe rrezikun e shtuar, nese i hidhni ne ambjente aq publike sic jane plazhet, te ndonje arrestimi te mundshem per ndotje te ambjentit. Domethene eshte shume e qarte qe nje njeri normal nuk do i hidhte pulat e ngordhura ne plazh, sidomos ne nje kohe qe ne Shqiperi u perhap nje epidemi ne pulari te shumta. Atehere pse ky veprim qe shkon kaq fort kunder pritshmerive? Po ju sjell nje shembull tjeter per te kuptuar se kush mund ta kete bere. Gjate sezonit turistik vitin e kaluar ndodhen shume zjarre, por cuditerisht perqendrimi me i madh i zjarreve ishin ne zona shume afer plazheve dhe poashtu afer tunelit te Kalimashit ku kalojn mijera turist ne dite. Per me teper, zjarret ne Kalimash ndodhen afer fundjaves, pikerisht kur ka fluks turizmi nga Kosova. Atehere, si ka mundesi qe keto veprime me efekt te madh ekonomik dhe shoqeror ndodhin pikerisht ne zona me nje rendesi strategjike? Mos harroni se vendet e rajonit qe urrejn Shqiperine kane motiv te dyfisht per disa prej shteteve fqinje. Mos u cudisni nese individet qe ndezin zjarre afer zonave turistike, ose qe krijojn ndotje te madhe ne ato zona te jene te paguar nga sherbimet informative te vendeve armiqesore.
Përgjigju