Mbushi 18 vjeç, princesha Leonor bën betimin si trashëgimtare e kurorës së Spanjës (VIDEO+FOTO)

E veshur me kostum të bardhë, flokë të lidhura mbrapa, princesha Leonor u betua për Kushtetutën Carta Magna të Spanjës.

Këtë të martë në Madrid, Leonor, e cila mbushi sot 18-vjeçe, u betua në një seancë solemne, ku u zotua për besnikërinë e saj ndaj kushtetutës. Ceremonia u bojkotua nga ministrat e qeverisë republikane dhe deputetët nacianlistë katanalanas dhe baskë.

Leonor u shoqërua nga prindërit e saj, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia, motra e saj, Sofía dhe kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sánchez.  Gjyshi i saj Juan Carlos, ish-mbreti i abdikuar, mungonte.

Premtimi i Leonores për besnikëri ndaj kushtetutës spanjolle erdhi 37 vjet pasi babai i saj bëri të njëjtin betim në ditëlindjen e tij të 18-të më 30 janar 1986. Felipe mori fronin në vitin 2014.

Në një fjalim të shkurtër publik pas betimit të saj, Leonor tha se ajo kishte “premtuar solemnisht, publikisht dhe zyrtarisht se do të mbështeste parimet tona demokratike dhe vlerat tona kushtetuese”. Ajo shtoi: “Këtë ditë të rëndësishme që do ta kujtoj gjithmonë me shumë emocione, ju kërkoj të keni besimin tuaj tek unë, ashtu siç kam besuar gjithë besimin tim në të ardhmen e kombit tonë”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja