Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi është kapur në flagrancë, duke përdorur euro false. Mësohet se është arrestuar shtetasi Xhon Zeqollari, banues në Yzberisht-Tiranë, pasi ka paguar në një pikë karburanti me një kartëmonedhë 100 euro të dyshuar si të falsifikuar.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjetën edhe 500 euro të tjera të dyshuara si të falsifikuara. Policia sqaron se arrestimi i 22-vjeçarit u bë pasi ka shkuar pranë një pike karburanti në Pogradec, me mjetin tip “Benz” me targa TR 9831T, për t'u furnizuar me karburant dhe ka kryer pagesën duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.

Gjatë kontrollit të mjetit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjithashtu kanë gjetur edhe 5 (pesë) kartëmonedha të tjera, të prerjes 100 Euro, të dyshuara si të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan kartëmonedhat e gjetura, si edhe mjeti i mësipërm. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

euro false
(Eurot e dyshuara si të falsifikuara)

d.c./shqiptarja.com