ELBASAN- Një  32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi kishte futur kontrabandë një sasi djathi për tostë nga Maqedonia e Veriut.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në pranga ka rënë Mariglen Zenelaj, pasi në mjetin e tij, i janë gjetur 142 koli me djathë për tostë, rreth 700 pako që kapte vlerën e 10 mijë euro. Djathi nuk kishte certifikatë shoqëruese.

Report Tv ka siguruar foton e 32-vjeçarit të arrestuar dhe mjetit që ai përdori për të kaluar djathin kontrabandë. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave".

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç,  banues në Tiranë. Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar   kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet të jetë futur  kontrabandë nga Maqedonia e Veriut Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave".