Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi tentoi të kalonte kufirin me 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte fshehur në makinë.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar si B.D 44-vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.
Në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, policia konstatoi se në mjetin tip “Range Rover “, që drejtohej nga B.D, ndodheshin katër shtetas nga vendet e treta, të cilëve ky shtetas u kishte marrë një sasi eurosh me qëllim për ti ndihmuar të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin për në Mal të Zi.