Porositi dy vrasje për t’u hakmarrë për vëllanë, mbërrin në SPAK dosja e bujshme e Erjon Alibeajt! Hetime për grup të strukturuar kriminal

Porositi dy vrasje për t’u hakmarrë për vëllanë, mbërrin në SPAK dosja e bujshme e Erjon Alibeajt! Hetime për grup të strukturuar kriminal

2 të vraret dhe i dyshuari Erion Alibej

SPAK ka marrë në dorë një prej dosjeve më të forta kriminale të Elbasanit. Prokuroria e këtij qyteti ka ka shpallur moskopetencë për dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve në verën e vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit, Emiljano Ramazani dhe Regis Bunaj. 

Hetimet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Posaëme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.  Alibeaj akuzohet si porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan.

Për këto krime të rënda janë vënë në pranga fillimisht Xhuljana Hoxha dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020. Ndërsa në Shtator të 2020-ës, zyrtarisht Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, i cili është vrarë në dhjetor të 2018-ës.

Emiljano Ramazani i njohur me nofkën 'Rramani' u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

Akuzat për grupin

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD