TIRANË – Edhe ambasadori palestinez në Tiranë, z. Issam Massalha largohet nga Shqipëria këtë verë pasi e ka përfunduar mandatin e tij në vendin tonë. Pak ditë më parë ai u përshëndet me Kryeministri Berisha dhe sot, edhe me ministrin e Brendshëm Aldo Bumçi.
Burimet zyrtare nga kjo ministry bënë të ditur se Bumçi e falënderoi Ambasadorin Massalha për veprimtarinë e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Palestinës dhe përshëndeti vendimin e autoriteteve të larta palestineze për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta për paqen me Izraelin, duke theksuar se dialogu i drejtpërdrejtë mes palëve është e vetmja rrugë që çon drejt një paqeje të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve.
Nga ana e tij, ambasadori palestinez i shprehu mirënjohjen Ministrit Bumçi për mbështetjen e palës shqiptare në realizimin me sukses të misionit të tij në vendin tonë. Ai vlerësoi lart miqësinë historike që qëndron ndërmjet popullit palestinez dhe popullit shqiptar, si dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com