Asambleja e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare ka mbyllur punimet dy ditore. Ipeshkvinjtë trajtuan çështje me rëndësi për jetën e Kishës Katolike në Shqipëri. Në asamble kanë qenë të pranishëm edhe ipeshkvinjtë e ftuar nga Tivari e Kosova.
Në fjalën e tij hapëse Imzot Angelo Massafra, President i KISH, bëri një përmbledhje të veprimtarive të zhvilluara në këtë vit sipas programit dhe vendimeve të plenares së fundit, duke përmendur Mesazhin e Papës për Paqen që u është dhënë politikanëve nëpërmjet Nuncit Apostolik si dhe ngjarje shumë të rëndësishme për Kishën në Shqipëri, ndër të cilat – Shtegtimin e Zojës së Fatimas nga data 18 janar deri me 26 mars 2014, një përvojë e mrekullueshme besimi dhe stimul për ungjillëzimin e ri. Në fillim të punimeve përshëndeti edhe Nunci Apostolik në Shqipëri SH.T. Imzot Ramiro Moliner Ingles.
Pikat kryesore të argumenteve që u trajtuan gjatë kësaj asambleje ishin:
1) Asambleja Kombëtare e Kishës Katolike: “Ungjillëzimi në Shqipëri - Dje sot dhe nesër”
Kjo asamble do të mbahet më 25-27 shtator 2014 në Shkodër. Do të jenë të ftuar meshtarë, rregulltarë dhe laikë të angazhuar në punën baritore të Kishës. Duke patur parasysh dy dokumentet kryesore pas Koncilit të dytë të Vatikanit mbi ungjillëzimin, Evangeli Nuntiandi i Palit të VI dhe Evangeli gaudium i Papa Franceskut, do të reflektojmë mbi mënyrat si të komunikojmë lajmin e mirë në Shqipërinë e sotme duke vlerësuar traditën tonë të së kaluarës.
2) Dita e lutjes për një jetë të shenjtë meshtarake
Kjo ditë do të kremtohet më 26 qershor në Lezhë. Do të mbahet një ligjëratë mbi të lumin Charles de Foucauld si model për jetën meshtarake.
3) Përmbledhja e Katekizmit dhe Meshari Romak
Sapo është botuar “Përmbledhja e Katekizmit e Kishës Katolike”, një mjet shumë i vlefshëm veçanërisht për katekistët dhe katekumenët. Pritet që së shpejti të kemi në dorë edhe Mesharin Romak sipas botimit tipik të tretë. Të dy përkthimet janë miratuar nga Selia e Shenjtë.
Konferenca mbylli punimet duke i dërguar një letër përshëndetëse Papa Françeskut, në të cilën ipeshkvijtë e falënderuan përzemërsisht për kujdesin ndaj Kishës dhe shpalljen e shenjtërisë së Gjonit XXIII dhe Gjon Palit II. Ky i fundit ka pasur një rëndësi të veçantë për Kishën tonë, pasi në 1993 në vizitën e tij në Shqipëri ka shuguruar katër ipeshkvij.
/Shqiptarja.com