
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së votimit në Kosovë. Në reagim thuhet se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që votojnë sot, duke pasur parasysh motin e keq dhe pandeminë.
Gjithashtu, Ambasada bëri thirrje që t’i jepet kohë KQZ’së dhe institucioneve të tjera, që të numërohen votat dhe ta bëjnë punën e tyre
"Inkurajuese për të pare që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’së dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre", thotë ambasada.
Kujtojmë se KQZ’ja pak më parë ka konfirmuar se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.
Lajmi kryesor:
Votimi u mbyll pa incidente në Kosovë, morën pjesë rreth 46% e qytetarëve! KQZ numëron mbi 450 mijë vota, kryeson bindshëm Albin Kurti (Numërimi live)
Be.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Zgjedhjet e 25 prillit, kush nga liderët po bind më shumë Rama apo Basha?
-
Rama
80.8%
-
Basha
13.8%
-
Asnjëri
5.3%
Vota total: 2939
Lajme të tjera
-
Flamuri i Kosovës në sfond të ministres së Jashtme, debat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
13 Prill, 20:35
-
A do të donit të ishit ju atje? Turistët holandëzë, pjesë e programit pilot me pushime por nuk mund të largohen nga hoteli
13 Prill, 16:31
-
Përkeqësohet situata epidemiologjike në Kosovë, 12 viktima dhe 494 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
13 Prill, 15:29
-
Komisioneri për Zgjerim i BE Varhelyi, letër Kurtit: Perspektiva e integrimit evropian të Kosovës kërkon vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi
13 Prill, 12:02
-
Humbi gruan pas lindjes në betejën me COVID-19, kolegët në Gjermani mbledhin para dhe ndihmojnë shqiptarin nga Kosova
13 Prill, 10:52
-
Kosova pritet të sigurojë mbi 100,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech
12 Prill, 20:41