Mbyllen dëshmitë për Metën
Pyetet ish deputeti i PS-së

Mbyllen dëshmitë për Metën<br />Pyetet ish deputeti i PS-së
TIRANË - Në Gjykatën e Lartë mbyllet procesi i thirrjes së dëshmitarëve lidhur me akuzat drejtuar ish zv.kryeministrit Meta, pas publikimit të video - përgjimit mes tij dhe ish ministri Prifti.
Në seancën e sotme janë thirrur edhe pesë dëshmitarët e fundit të kërkuar nga prokuroria, mes të cilëve edhe ish deputeti socialist deri në vitin 2009, Ymer Tola.

ISH DEPUTETI, PRONAR TOKE
Ish deputeti, pjesë e shoqërisë aksionere “Tola sh.p.k” konfirmoi se kishte marrë pjesë në tenderin për dhënien me koncesion të HEC-it në Shushicë, por u skualifikua nga Ministria e Ekonomisë me argumentin se kishte konflikt interesi. Në të vërtetë, ai dhye familja e tij janë edhe pronarët e tokës ku pritet të ndërtohet HEC-i.
“ Nga AKPP mu komunikua se nuk mund të marrë pjesë në garë, pasi jam edhe pronar toke. Ndaj, unë iu drejtova ILDKP-së, ku ish kryetarja e asaj kohe, Fatmira Laskaj më dha shkresën zyrtare se nuk kisha asnjë konflikt. Kohë më pas, Agim Rrapaj më tha se do të ndërhynte vetë te Meta lidhur me këtë projekt, duke qenë se fondi i shpenzimeve deri në atë kohë kishte shkuar 700 mijë euro”, ka rrëfyer Tola përpara trypit gjykues. Kjo shumë është përmendur edhe në video përgjimin Meta-Prifti.

MBYLLEN DËSHIMITË, RRADHA E PROVAVE
Në seancën e sotme prokuroria kërkoi gjithashtu administrimin e provave lap topin, orën kamera dhe USB, nga Dritan Prifti, si prova bazë. Këto prova të paraqitura nga prokuroria kanë tërhequr vëmendjen e avokatit të ish ministrit të jashtëm Ilir Meta, avokatit Gëzim Veleshnja, i cili ka kundërshtuar fort marrjen në konsideratë si provë materiale të orës në kamera, pasi sipas tij nuk vërtetohet që kjo orë të ketë gjurmë të videos. Po ashtu pjesë e debatit kanë qenë edhe identifikimi fizik i disa DVD të paraqitura si prova nga prokurori, pasi identifikimi i saktë i të dhënave të DVD ndodhej vetëm në fashikullin e dorëzuar gjykatës. Këto paqartësi bënë që gjykata të shtyjë diskutimin si dhe konsiderimin e provave materiale dhe shkresore për seancën e datës 16 dhjetor.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online