TIRANE- Mbyllen hetimet për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu dhe dy vartësve të tij. Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, i ka dhënë fund hetimit për Xhelal Mziun, juristin e bashkisë Atlis Hotin dhe drejtorin e tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi.
Vendimi për marjen të pandehur të Drejtorit të Takasave, ka ardhur pas verifikimit të kallëzimit penal që kanë bërë ndaj dy kompanitë “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia Sh.p.k”, të cilat janë ngarkuar me taksa në mënyrë të padrejtë nga ana e bashkisë së Kamzës.
Pritet që shumë shpejt Mziu, Hoti dhe Loshi të dalën para gjykatës së Tiranës, ku do përballen me akuzat e prokurorisë së Tiranës. Momentalisht i vetmi që po qëndron në arrest shtëpie, është juristi Atlis Hoti, ndërkohë që Mziu dhe Loshi janë lënë me masën e detyrimit për paraqitje.
Nuk don z.Xhelal Mziu
“Nuk don z.Xhelal Mziu“. Kjo është përgjigjia që për disa muaj me rradhë përfaqësuesit e kompanisë „Gjoka Konstruksion“ kanë marrë nga zyrtarët e bashkisë së Kamzës dhe më konkretisht nga avokati i këtij institucioni Atlis Hoti, i cili fliste në emër të kryebashkiakut Mziu. Në kallëzimin penal të kompaninë në fjalë janë renditur të gjitha shkeljet që përfaqësuesi i PD në Kamëz ka kryer lidhur me zhvillimin e ankandit të tenderit 890 milion lekë të vjetra për zgjerimin e rrugës „Zgjimi“ në zonën e Valiasit. Sipas kallëzimit pas fitimit të tenderin nga Komisioni i Prokurimit Publik, pas shumë procedurash Xhelal Mziu, ka pranuar të dërgojë një shkresë ku ftonte drejtuesit e kompanisë që të paraqiteshin në bashkinë Kamëz me qëllim nënshkrimin e kontratës.
Kjo shkresë është firmosur nga Xhelal Mziu në datën 23 gusht 2013 dhe fton përfaqësuesit e kompanisë që brenda 30 ditëve të paraqiten pranë Bashkisë Kamëz së bashku me dokumentacionin përkatës për nënshkrimin e kontratës. Zyrtarët e kompanisë janë paraqitur në datën 30 gusht 3013 në Zyrën Juridike të Bashkisë Kamëz së bashku me materialet e nevojshme për lidhjen e kontratës, por që në fakt nuk kanë arritur të lidhin asnjë kontratë.
24 ditë në burg
Xhelal Mziu ka qëndruar vetëm 24 ditë qëndrimi në qelitë e burgut 302 i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu. Lirimi i tij nga gjykata e Apelit, është pritur me duartrokitje dhe brohoritje të rreth 100 militantëve të Mziut, që kishin mbëritur nga Kamza në dyert e gjykatës së Apelit. Treshja gjykuese Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallën me dyer të mbyllura masën më të lehtë, atë të “Detyrimit me paraqitje” një ditë të javës përpara oficerit të policisë gjyqësore, për Xhelal Mziun.
Ndërkohë tre ditë pas këtij vendimi gjykata e Apelit vendosi ti ndryshojë masën e “Arrestit me burg” në Arrest shtëpie”, juristit të bashkisë së Kamzës Atlis Hoti. Të dy të pandehurit tashmë janë të lirë, ndërkohë pas vendimit të gjykatës, në Kamëz pati festime.
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com