Vetëm tre persona do të përballen me drejtësinë për trafikimin e 613 kg kokainë nga Amerika Latine të sekuestruara në Maminas shkurtin e vitit 2018.
ReportTv ka mësuar se janë drejt fundit hetimet për këtë dosje dhe pritet që brenda kësaj jave t'i komunikojnë akuzat tre të dyshuarve si pjesë e këtij trafiku.
Ata janë Armando Pezaku shoferi i trajlerit me të cilin u bë transporti i kontenierëve nga porti i Durrësit deri në kapanonin e kompanisë “Arbër Garden”, menaxheri i kompanisë së bananeve Donaldo Lushaj, si dhe pronari i kësaj firme Arbër Çekaj.
“Grup i strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe vepra penale të kryer në kuadër të grupit kriminal” janë ndër akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tre të dyshuarve të cilët hetohen prej 14 muaj.
Me anë të letër-porosisë nëpërmjet ambasadës pritet që Çekajt akuza t'i komunikohet në Gjermani atje ku ai mbahet që pas ndalimit nga autoritetet gjermane.
Për Çekajn është kërkuar ekstradimi në Shqipëri por pas më shumë se një viti ende drejtësia gjermane nuk ka dhënë dakordësinë.
Kompania e Arbër Çekajt, “Arbër Garden” qëndron nën sekuestro preventive që pas zbulimit të rrjetit të trafikut ndërsa pritet që pasuritë e tij t'i nënshtrohen edhe verifikimi sipas ligjit Anti-mafia, - bënë me dije burime pranë grupit hetimor.
Gjatë fazës së hetimeve dy të arrestuarit në rolin e shoferit dhe menaxherit të kompanisë kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por masa ndaj tyre ka mbetur ajo e arrestit me burg edhe në Shkallë të Parë edhe në Apel.
Pak muaj pas operacionit “Last Snow” që zbuloi sasinë rekord të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, forca e ligjit vuri në sekuestro dhe disa asete të Çekaj “Forca e Ligjit” sekuestron disa llogari bankare në emër të kompanisë “Arbri Garden” shpk, të cilës iu sekuestruan 613 kg kokaine në 28 shkurt të këtij viti në Portin e Durrësit, si dhe subjektit “Ecoalmax” shpk, të dyja në pronësi të Arbër Çekajt.
Sipas Task-Forcës që heton grupet kriminale, e ngritur nga Ministria e Brendshme, vlera totale e llogarive të sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë”.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor 2024, 10:07
-
Anëtari i ‘Bandës së Babagjyshëve’, Fatmir Pjetri nuk del nga '41 Bis'! Vendosi GJKKO
6 Nëntor 2024, 12:18
-
Në burg për trafik droge, diplomohet për menaxhim agrobiznesi në qeli Donaldo Lushaj! Pas kronikës në ‘Report Tv’, 30-vjeçari bëri praktikën në qeli
21 Korrik 2023, 16:49
-
SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Selim Çekajt për mungesë provash, GJKKO kthen për hetim dosjen e babait e Arbër Çekajt
3 Korrik 2023, 14:09
-
Në burg për trafik droge, së shpejti pret të diplomohet nga qelia! Donaldo Lushaj student online i ‘Bujqësorit’! Pedagogia: Izolimi e ka bërë më të zellshëm
30 Maj 2023, 16:40
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn! Babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë
11 Maj 2023, 11:53
-
Media e Ekudorit zbulon episodin: Arbër Çekaj e ngarkonte vetë kokainën, erdhi me një vajzë me emrin Sara! Punëtori e spiunoi
27 Shkurt 2023, 15:10
-
Si i zëvendësoi Murataj i 'Bana King' dyshen Çekaj-Dauti në trafikun e kokainës! Pronari i spitalit 'SALUS' bleu për 490 lekë gjysmën e koncesionit 250 mln € të skanimit të kontejnerëve
9 Nëntor 2022, 18:09
-
Kërkoi të dilte nga regjimi ‘41 Bis', Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Arbër Çekaj mbetet në izolim
11 Tetor 2022, 16:14
-
U mbaron afati, Emiljano Shullazi, Arbion Aliko dhe Genci Balla dalin nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis', kalon tek 313
2 Gusht 2022, 11:56
-
U kap me 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj kërkon të dalë nga ‘regjimi 41 bis’ në Gjykatën e Lartë! Është në izolim të plotë pas tentativës për arratisje
23 Maj 2022, 12:00
-
Nga vrasja e Adriatik Tresës te bizneset e Arbër Çekaj, media në Ekuador: Mafiozët shqiptarë mbërrijnë si biznesmenë, por janë në listën e më të kërkuarve
31 Janar 2022, 09:49