Bëhet me dije se reforma ka prekur kryesisht ato ambasada që janë jashtë funksionit për shkak se Shqipëria nuk ka interesa në ato vende ku janë instaluar selitë diplomatike shqiptare por dhe për faktin që disa të tjera janë të grumbulluar në një hapësirë jo fort të madhe, dhe që përfaqësojnë thuajse të njejtën linjë diplomatike. Kështu, sipas projektit që po hartohet në Ministrinë e Jashtme, mësohet se do të mbyllë dyert ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, vend të cilin do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe Danimarkë, të cilën bashkë me Norvegjinë do t’i mbulojë ambasada jonë në Suedi, në Kroaci, të cilën do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe në Malin e Zi, e cila do jetë konsullatë dhe do ta mbulojë ambasada jonë në Serbi.
Por do mbyllen dhe disa ambasada në vendet arabike, të ngritura në kuadër të anëtarësimit në Konferencën Islamike dhe ku vetë këto vende paguanin qiranë e ndërtesës ku vendosej selia e trupit diplomatik shqiptar. Mesohet se pritet të mbyllen ambasadat shqiptare në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të mbulohen nga ambasada jonë në Kuvajt. Pritet të mbyllet ambasada shqiptare në Malajzi që do mbulohet nga ambasada jonë në Kinë ose në Indi. Njëherësh pritet të mbyllet dhe ambasada shqiptare në Sllovaku që do të mbulohet nga ambasadori shqiptar në Çeki, si dhe ambasada shqiptare në Portugali që do mbulohet nga ambasadori ynë në Spanjë. Ndërkohë është në pikëpytje mbyllja e ambasadës sshqiptare në Hungari.
Mësohet se Shqipëria do të ketë vetëm tre Ambasada në kontinentin amerikan, në SHBA, Kanada dhe në Brazil. Nga ana tjetër sipas burimeve, shkurtime do të ketë dhe në personelin e ambasadave që nuk do të shkrihen. Kështu, do të shkurtohet me 30 përqind personeli i ambasadave në të gjitha vendet, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë dhe strukturës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila reduktohet për shkak të vështirësive financiare në masën 30 përqind. Bëhet e ditur se këto masa po merren në kuadër të kursimeve në buxhet që ka ndërmarrë dhe diplomacia shqiptare, pas gropës financiare të krijuar nga qeverisja e kaluar, ku sipas mazhorancës i kishte kthyer selitë diplomatike në strehë për familjarët e pushtetarëve.
Ndryshimet në shërbimin diplomatik shqiptar
Ambasadat që do të hiqen
Bosnjë
Danimarkë
Hungaria?
Kroaci
Malajzi
Mali i Zi
Portugali
Emiratet
Katar
Sllovaki
Ambasadat dhe konsullatat që mbeten
ARABI SAUDITE
AUSTRI
UNOV.OSBE
BELGJIKË
NATO
BASHKIMI EVROPIAN
KËSHILLI I EVROPËS
BRAZIL
BULLGARI
REPUBLIKA ÇEKE
EGJIPT
FRANCË
GREQI
JANINË Konsullatë
SELANIK Konsullatë
GJERMANI
HOLANDË
KANADA
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS
KOSOVË
INDI
ITALI
Bari Konsullatë
MILANO Konsullatë
IZRAEL
MAQEDONI
JAPONI
MALI I ZI Konsullatë
MBRETËRIA E BASHKUAR
POLONI
RUMANI
RUSI
SERBI
SLLOVENI
SPANJË
SUEDI
SHBA
NJU JORK Konsullatë
OKB Mision
TURQI
STAMBOLL Konsullatë
ZVICËR
GJENEVË Mision
VATIKAN
KUVAJT
UNESCO Mision
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)