VLORE - Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Vlorës, David Tushaj, paraardhësi i tij në këtë detyrë deri në nëntor të 2014-ës Besnik Karabolli, tre inspektorë të INUV-it në këtë bashki dhe administratori i një firme ndërtimi u arrestuan nga policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e një pallati 12 katësh për të cilin nuk ishte dhënë leje. Madje në 12 maj të 2014-ës bashkia kishte pezulluar ndërtimin me argumentin se nuk është njoftuar më parë INUV dhe kishte mangësi dokumentacioni tekniko-ligjor në kantier. Por vendimi nuk është zbatuar nga ana e autoriteteve publike, edhe pse sipas prokurorisë, ndërtimi i pallatit ishte mjat i dukshëm.
Sipas prokurorisë, e cila ka lëshuar urdhër-arrestin, zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës “Endriu 008” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punimet për të cilin kishin nisur prej vitit 2014.
Organi i akuzës së Vlorës thotë se hetimet kanë nisur pas kallëzimit të dy qytetarëve në janar të 2016-ës sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën e tyre.
Sipas Prokurorisë, INUV i Bashkisë Vlorë ka pasur dijeni për ndërtimin e këtij pallati dhe nuk ka kryer asnjë urdhërim për ndalimin e tij.
"Vendimi për pezullimin, por që nuk është zbatuar, është nxjerrë nga ana e Kryeinspektorit të INUV në atë kohë, i dyshuari Besnik Karabolli, i cili e ka mbajtur këtë detyrë deri në muajin nëntor 2014. Prej muajin nëntor 2014 e në vijim, në krye të INUV të Bashkisë Vlorë është emëruar i dyshuari David Tushaj, i cili gjithashtu nuk ka marrë asnjë masë pezullimi për ndërtimin e pallatit pa leje", - thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Vetëm pasi Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin e këtij rasti në 5 janar të këtij viti, Kryeinspektori i INUV ka urdhëruar inspektorët në vartësi për të kryer sërish kontroll mbi subjektin “Endriu 008”, ku sërish ka rezultuar se ndërtimi i pallatit po vijonte pa lejen përkatëse. Në 22 janar, kryeinspektori pranë INUV Bashkia Vlorë ka marrë vendim për pezullimin e ndërtimit, duke parashtruar se subjektit “Endriu 08” i mungonte dokumentacioni tekniko ligjor në kantier.
"Në këto kushte, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se nga ana e zyrtavë të INUV, Bashkia Vlorë, janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa për administratorin e kompanisë së ndërtimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, argumenton prokuroria.
Të arrestuarit
Edmond Aliaj, administrator i subjektit “Endriu 008”shpk.
David Tushaj, me detyrë Kryeinspektor i INUV,bashkia Vlorë
Besnik Karabolli, me detyrë kryeinspektor i INUV (Qershor 2012- Nëntor 2014).
Iriald Dervishaj, , me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë.
Marjol Mustafaraj, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë
Endri Zeneli, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO