Arta Marku, Ferdinand Elezi, Besnik Muci, Granit Shahu, Arqile Koçi, Ermira Tafani dhe Artur Selmani janë shtatë kandidatët në garën për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm të Republikës.
Nesër në orën 15:00 Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seancën dëgjimore me kandidatët për Kryeprokuror. Kandidatët do u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Ndërkohë po sot, kryeministri Edi Rama ftoi sërish shefin e opozitës, Lulzim Basha, që të pranojë dialogun dhe të vendosë drejtësinë mbi frikën, për të zgjedhur bashkërisht titullarin e organit të akuzës.
Ndërsa një mesazh i fortë ishte ai i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili u shpreh se duhet një Prokuror i cili nuk mbron të korruptuarit, ndërsa apeloi për marrëveshje mes palëve politike.
Kandidatët
Arta Marku - Prokurore në Shkodër
Ferdinand Elezi - Prokuror në Durrës
Arqile Koçi - Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Besnik Muçi - Prokuror i Krimeve të Rënda
Granit Shahu - Prokuroria e Tiranës
Ermira Tafani-Prokurore në Elbasan
Artur Selmani-Prokuroria e përgjithshme
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









