Mbyllet burgu 'ferr' i Zaharisë, të dënuarit transferohen nesër në Shënkoll

Mbyllet burgu 'ferr' i Zaharisë, të dënuarit transferohen nesër në Shënkoll

Burgu i Zaharisë

TIRANË- Nesër do të jetë "dita e madhe", atëherë kur burgu i Zaharisë në Krujë do të mbyllet dhe të gjithë të burgosurit me sëmundje mendore do të kalojnë në godinën e burgut të Shënkollit, në kushte më të mira.

Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ku do të jenë gati 300 të burgosur që do të transferohen në Lezhë.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr. Të dënuarit e izoluarit në qelitë e godinës thuajse të rrënuar, janë të sëmurë të shëndetit mendor, para apo tetraplegjikë si dhe të moshuar mbi 65 vjeç.

Të sëmurët mendorë që bëjnë krime duhet të izoloheshin në një spital ligjor, por mungesa e një institucioni të tillë, bëri që ato të mbylleshin në Burgun e Zaharisë, për më shumë se 2 dekada, por fatmirësisht nga nesër ai nuk do rë ekzistojë më.

urgu i Zaharisë ka qenë historikisht një njollë e zezë në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Gjithashtu ka një vendim të Gjykatës së Lartë në vend që e konsideron trajtim çnjerëzor atë që ka ndodhur në Zahari. Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, pa frikë mund të konsiderohet si burgu-ferr. Jo pak, por 230 të dënuar të izoluar në këtë burg, janë lënë të mëshirë të fatit, të braktisur nga familjet, shoqëria, shteti, por edhe gjeografia

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm