Mbyllet edicioni i 9-të i festivalit ‘Luleborë’ në Shkodër, fituesja Ana Bushgjokaj: Dhimbjen e humbjes e ktheva në këtë këngë

‘Nuk lulëzon pa Zot’, balada e dedikuar një personi zemre që nuk jeton më, e kënduar nga  Ana Bushgjokaj ka rrëmbyer trofeun e festivalit ‘Luleborë’ në edicionin e 9-të të tij.

Është hera e dytë që artistja shkodrane fiton çmimin e parë, pas atij të vitit 2022 me këngën ‘Zemra kërkon Zemrën’.

“Një person shumë i dashtun për familjen tonë dhe humbja është shumë e rëndë. Faktikisht këtë dhimbje e ktheva në një kangë në këtë mënyrë dhe jam falënderuese që e shpalla këtu. Nuk e prisja që mund të ndodhte për herë të dytë”, u shpreh pas fitores Ana Bushgjokaj.

Publiku shkodran përjetoi emocione të forta nga 15 këngët që u interpretuan në teatrin “Migjeni” në Shkodër, i cili ishte i mbushur në të gjithë kapacitetin e tij.

Çmimin e dytë e mori Ermal Demiri nga Kosova me këngën “Me mujt” ndërsa çmimin e tretë, Ea Zoga me këngën “Të ngjashëm”.

Artan Bakija nga Gjakova u vlerësua nga juria e festivalit me Çmimin “Simon Gjoni”.

Festivali “Luleborë” tregoi edhe në këtë edicion se mbetet një vlerë e shtuar në traditën muzikore të Shkodrës.

“Rezultati ka qenë i mirë, po ne nuk kënaqemi, dojna me ba gjana ma të mira. Normalisht kërkojnë staf më shumë, financim më të madh shpresojmë që ta kemi sepse Shkodra e meriton. Ne promovojmë kangën e re, kangën e sotme, edhe me influenca të vendit tonë, por edhe me standarde të reja për emancipimin e muzikës. Nga festivali po dalin kangë të mira, çështja është se sa publicitet i bëhet festivalit, dhe këtë duhet ta rregullojmë, për ti reklamuar”, u shpreh Markelian Kapidani Drejtor artistik i festivalit.

“Pash artist shumë të mirë, të rijnë të talentuar. Të gjitha këngët do ti mbeten Shkodrës dhe fondit të muzikës shqiptare sepse janë muzikë shumë e bukur”, u shpreh Sokol Marsi, Anëtar i jurisë së festivalit.

Festivali i Këngës, “Luleborë” është kthyer tashmë në traditë në Shkodër, si mundësi për promovimin e krijimeve artistike të të rinjve dhe jo vetëm, në drejtim të një kauze ‘Shkodra Djepi i kulturës”.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare