Mbyllet faza e parë e Superligës, Egnatia dhe Partizani shkëputen në krye! Minikrizë te Tirana, Ahmataj: E kalojmë shpejt

Faza e parë e Superligës, ose 9 ndeshjet e para, u mbyllën me Egnatian në vendin e parë. Rrogozhinasit të hënën bënë një tjetër suprizë, duke mposhtur 2-3 me përmbysje Tiranën.

“E gjithë kjo fitore ishte falë punës që kemi bërë gjatë gjithë kohës,"-u shpreh Albano Aleksi, futbollist i Egnatias.

“Unë dua të përgëzoj të gjithë djemtë e mi që dhanë shpirtin në fushë dhe dolën fitimitar. E mbyllim fazën në vendin e parë, por është vetëm ¼ e kampionatit. Është shumë shpejt për të folur për titullin, por djemve të mi u them se rëndësi ka vazhdimësia,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Te bardheblutë mund të flitet për një minikrizë pasi kundër Egnatias ishte humbja e dytë rradhazi pas asaj në dërbi.

“Këto dy ndeshje kemi parë që të gjithë lojtarët luftojnë, sakrifikojnë, përplasen që do të thotë se ka një luftë sportive. Besoj mungonte disa javë më parë dhe kjo është shpresa se kjo skuadër do ringrihet,”-deklaroi Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Pas 9 ndeshjeve të para Egnatia dhe Partizani kanë krijuar distancë me ekipet ndjekëse. Të kuqtë po të hënën fituan 2-1 në limitet e kohës së rregullt kundër Erzenit, duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve, 2 më pak se Egnatia, por kampionët në fuqi kanë një ndeshje më pak.

Skuadra që ka zhgënjyer në fazën e parë është Dinamo që renditet e fundit me 7 pikë, ndërsa në vendin e 9 renditet Kukësi me 10 pikë, 1 më pak se Teuta dhe Erzeni që mbajnë respektivisht vendin e shtatë dhe të tetë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje