Mbyllet gara për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës, zv/Ministri i Energjisë: 5 kompani në garë, mes tyre dhe një konsorsium shqiptar

20 kompani të huaja dhe konsorciume kanë shfaqur interes për të ndërtuar parkun fotovoltaik të Spitallës. Por në përfundim të garës ndërkombëtare janë administruar 5 oferta mes tyre edhe kompania Volitalia, që po ndërton parkun me energji diellore të Karavastasë.

“Kemi 2 kompani shqiptare në konsorcium me një kompani Indiane, kemi një kompani kineze, Volitalia, dhe 2 kompani gjermane. Besoj në kompanitë gjermane pasi në vitin 2020 në atë shtet ka pasur një bum të fotovoltaikëve”, thotë zëvendësministri i Energjisë.

Zëvendësministri i Energjisë Gjergj Simaku thotë gjatë një interviste se të gjitha kompanitë kanë bërë sigurimin e ofertës në bankë, dhe aktualisht po vlerësohen kushtet teknike për të dalë me një fitues në 2 mars të këtij viti.

“Sigurimi bëhet në bankë dhe është një sasi jo e vogël, dhe nëse kompanitë heqin dorë nga oferta kompanive iu sekuestrohet kjo shumë. Nuk mund të hapet oferta financiare pa u parë kriteret teknike. Ne jemi në momentin e kontrollit të kushteve. Ofertat do të hapen rreth 2 marsit besoj dhe ne kemi kohën e mjaftueshme për të vlerësuar këto dokumente. Puna në terren besoj do të nisë menjëherë pas mbylljes së kontratave, është rreth një muaj për të mbyllur koha për të mbyllur marrëveshjen”, pohon Simaku.

Ky park me energji diellore do të prodhojë 100 megavat ku 70 megavat do të blihet nga shteti dhe 30 megavat mund të shiten në treg të lirë nga privati.

“Besoj se kjo do të jetë një garë shumë e ashpër. Volitalia ka garuar dhe do të kemi një riorientim tjetër, se bie pjesa e tregut të lirë, dhe nëse kompania jep një çmim të ulët sepse ka hapësirë për të shitur me çmim më të lartë, tani ne këtë hapësirë që të kemi më shumë konkurrencë e kemi lënë 70 megavat për ne dhe 30 megavat për treg të lirë”, u shpreh zëvendësministri.

Parku i Spitallës do të ndërtohet në periferi të Durrësit me një sipërfaqe 120.8 hektar, dhe do të jetë i dyti në vend pas atij të Karavastasë që ka një fuqi prodhimi prej 140 megavatesh.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leta: 09/02/2021 19:11

    O qeveria ku paska arritur puna qe te behet zv minister i fundi njeri ne fushen e energjise???? Cbehet keshtu???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka