Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për koncesionin e pompave të naftës ‘Noa Control': Nuk ka prova që ka penguar konkurrencën në treg

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për koncesionin e pompave të naftës ‘Noa Control': Nuk ka prova që ka penguar konkurrencën në treg

Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin për kompaninë koncesionare ‘NOA CONTROL’. Përmes një njoftimi ‘Konkurrenca’ bën me dije se nuk është konstatuar që 'Noa Control' ka penguar konkurrencën në treg.

Hetimi ndaj ‘Non Control’ me pronar Gentian Sulën nisi më 28 prill pas një ankese të bërë nga disa kompani për pozitën dominuese që ka kompania koncesionare në ofrimin e këtij shërbimi, duke qenë se NOA CONTROL ofron disa shërbime ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve.

NOA CONTROL është e vetmja që ofron shërbimit e verifikimit të instrumenteve shpërndarëse (pompave) të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Kjo kompani ofron edhe shërbime të tjera si inspektime të depozitave të naftës e GLN-së, apo lëshimin e vërtetimeve teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportit, tregtimit të gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre. Shërbime këto që ofrohen gjithashtu edhe nga subjekte të tjera të Miratuara.

Kontrata me kompaninë private u miratua në 2019, duke i dhënë të drejtat ekskluzive për kontrollin e pompave të naftës, për 20 vite. Në muajin shkurt në kulmin e krizës së çmimeve, koncesionari i kontrollit të pompave kërkoi rritje të tarifës për shërbimin që kryen, që nëse miratohet sjell rritje më tej të çmimit të karburantit.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Konkurrencës morri në shqyrtim raportin e Sekretariatit mbi hetimin paraprak ndaj ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK, në tregun e ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

NOA CONTROL SHPK, në bazë të Kontratës së Koncesionit “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm” të nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka të drejtën e vetme dhe ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës koncesionare.

Në përfundim të procedurës hetimore, nuk u evidentuan shenja të kufizimit të konkurrencës nga ana e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës mori Vendimin nr. 884, datë 18.05.2022, nëpërmjet të cilit vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak dhe detyrimin e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK, si një ndërmarrje me të drejta të veçanta, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj të respektojë parimet dhe rregullat e konkurrencës, veçanërisht parashikimet e nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Në vijim të mbledhjes, Komisioni i Konkurrencës, në zbatim të nenit 70, pika 2 e ligjit, vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si vijon:

a) Miratimin e një metodologjie për llogaritjen e ndryshimit të tarifave të shërbimeve të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect SHPK, tarifa këto të cilat duhet të jenë të argumentuara dhe të orientuara drejt kostos;

b) Në çdo rast të ndryshimit të tarifave të ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe çdo shërbimi tjetër të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect SHPK, të merret paraprakisht vlerësimi ligjor i Autoritetit të Konkurrencës;

c) Miratimin e një metodologjie për vendosjen e përqindjes për instrumentat matës të verifikuara që rezultojnë me probleme, duke implementuar rekomandimin e dhënë nga Komisioni i Konkurrencës exante me vendimin nr. 646/2019, “Për dhënien e disa rekomandimeve në lidhje me Draft Kontratën e Koncesionit me objekt “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari