'Mbyllet' ILDKP në drejtimin e Evgjeni Basharit, vetëm 16 zyrtarë të kallëzuar për pasurinë në 2021 nga 72 në 2020 kur kryetar ishte Ganaj 

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjatë vitit 2021, ka ulur në mënyrë drastike dhe të çuditshme numrin e kallëzimeve penale në SPAK dhe prokurori të zyrtarëve për fshehje pasurie, pastrim parash, mashtrim me deklarimin e pasurisë etj., ndonëse numri i kontrollove është më i lartë se vitin e kaluar. Në vitin 2021, ILDKP, në drejtimin e Evgjeni Bashari, ka referuar në SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, vetëm 16 zyrtarë për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë etj.

Në vitin 2020 janë kallëzuar penalisht 72 zyrtarë të niveleve të ndryshme, përfshirë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë për çështjen e pasurive. Në vitin 2021, referimet në SPAK dhe prokuroritë e zakonshme kanë rënë në mënyrë shqetësuese, ndërsa ILDKP gjatë vitit 2021 ka një bilanc qesharak edhe sa i takon zbatimit të ligjit për sinjalizimin e korrupsionit. 

Në vitin 2021, janë kontrolluar 802 zyrtarë të ndryshëm, nisur edhe nga denoncimet dhe raportimet në media, ku në përfundim 16 zyrtarë janë referuar në prokurori për pasuritë. Në vitin 2020, janë verifikuar në mënyrë të thelluar një numër më i ulët, konkretisht 762 zyrtarë, por numri i kallëzimeve është më i lartë, pra 72. 

Dy janë shpjegimet: Ose korrupsioni i zyrtarëve publikë në Shqipëri ka po shkon drejt zhdukjes ose ILDKPKI ka vendosur të tërhiqet nga lufta kundër korrupsionit përmes goditjes së pasurive, në kundërshtim me misionin ligjor, duke tradhtuar interesin publik dhe sfiduar angazhimin e SHBA për fuqizimin e ILDKP, si një institucion themelor në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. 

Raportet ndërkombëtare, arrestimet nga SPAK dhe investigimet mediatike tregojnë se korrupsioni në nivele të larta mbetet në të njëjtat përmasa, çka krijon dyshime se ‘rënia në gjumë’ e ILDK duket mos trazuar pasuritë e dyshimta të pushtetarëve, ka të bëjë me ndryshimin e drejtuesit. 

Në dhjetor të vitit 2020, Kuvendi miratoi në krye të ILDKPI-së, zonjën Evgjeni Bashari, e cila më parë kishte mbajtur parë detyrën e Sekretares së Përgjithshme pranë ILDKPI-së. Bashari zëvendësoi në këtë detyrë Shkëlqim Ganajn, të cilit i mbaroi mandati. 

Për herë të parë, asnjë palë politike nuk kundërshtoi emërimin e Evgjeni Basharit. Çuditërisht, edhe Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ishin dakord në heshtje. Dhe veprimtaria letargjike e ILDKP gjatë vitit 2021 e shpjegon deri diku heshtjen e tyre. 

Nga ana tjetër, gjatë mandatit të tij 2014-2020, Shkëlqim Ganaj referoi në prokurori për pastrim parash dhe fshehje pasurie kokat e drejtësisë dhe politikanë të fuqishëm, ish ministra, deputetë etj., ndonëse dosjet u mbyllën pothuajse të gjitha nga Adriatik Llalla dhe rrethi i tij. 

Nga viti 2014 deri në vitin 2020, u referuan në prokurori mbi 500 zyrtarë. Kallëzimet alarmuan qarqe të drejtësisë dhe politikës, ku nisi një presion në rritje për të ndaluar. Më kalimin e viteve intensiteti i kallëzime ra, ndërsa pas vitit 2015 u ndalua edhe publikimi i emrave të pushtetarëve që kallëzoheshin në prokurori për fshehje pasurie dhe pastrim parash. 

Sot, si ILDKPKI, ashtu si prokuroria, refuzojnë zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, për të publikuar emrat e mbi 500 zyrtarëve të kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, për shkak se mbi 97 % të tyre i kanë mbyllur dosjet pa shkuar në gjykatë. Publikimi i kësaj liste mund të zbulonte një skandal të përmasave të frikshme dhe historike në Shqipëri, ku politika, institucione të kontrolluara prej saj dhe prokuroria, janë bërë bashkë për të shpëtuar elitën me pasuri të paligjshme.

Kallëzimet nga ILDKP në 2020

Kallëzimet nga ILDKP në 2021

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kumbaro: 23/04/2022 11:46

    Po pasuria e vellait te Evgjenise dhe akuzat nga Amerika per te? Ku shkuan kur kuvendi e zgjodhi kryetare te ILDKP?

    Përgjigju
  • Antikorrupsion: 23/04/2022 11:04

    Mire do ishte qe poshte emrit te autorit te shtimit te vendosej me shkronja te arta emri i financuesit te tij 'Shkelqim Ganaj' hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja