Publikohet lista me 289 emra kandidatësh të Primareve të Partisë Demokratike. Nga pjesa kryesore e listave, për Tiranën ka rreth 80 kandidatë.
Mësohet se po rreth 80 është edhe numri i grave që janë futur në primare. Lista u publikua ditën e sotme (20 Shkurt).
Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD. Kjo pasi krahas Berishës, Flamur Nokës e Edi Palokës që drejtojnë fushatën në të gjithë vendin, të tjerëve u është besuar drejtimi politik i qarqeve, përfshi edhe Gazment Bardhin. Ata do të jenë në zonën e sigurt të listave, duke siguruar një mandat të radhës parlamentar.
Në listat e Primareve të PD-së nuk mungojnë edhe emra që SPAK i ka aktualisht nën akuzë si Asllan Dogjani dhe Bardh Spahia, apo ish-kreut të KQZ-së, Arben Ristani dhe ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, që tashmë prej kohësh është rreshtuar politikisht.
Jorida Tabaku do përballet gjithashtu në Tiranë në garën për deputete, kurse Ina Zhupa në Vlorë. Spikat edhe emri i zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo në Durrës, gjeneralit Pirro Ahmetaj, ish-drejtorit të policisë Emri Vata apo gazetarit Basir Çollaku.
Tirana është qarku ku spikasin më pak emra të deputetëve aktualë të PD-së, kurse Korça dhe Elbasani kryesojnë me nga 4 emra ligjvënësish në listën e Primareve dhe luftë të fortë për t'u rizgjedhur, e më pas Lezha me 3 deputetë.
Emrat që spikasin sipas qarqeve
Në listën e Tiranës bien në sy emrat e deputetit Asllan Dogjani, nën hetim nga SPAK, Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD, Ilda Zhulalit, Grigels Muçollarit, anëtar i kryesisë, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Myslim Murrizi, deputetes Oriela Nebiaj, ish-kreut të Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, deputetes Dhurata Çupi, ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, anëtarit të këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti apo dhe ish-deputetit Klevis Balliu.
Në Vlorë janë emrat e ish-kryetares së degës Sarandë, Afrovita Dhimojani, deputetes, Ina Zhupa dhe gjeneralit Pirro Ahmetaj. Kurse në Shkodër spikat emri i ish-kryebashkiakut nën akuzë nga SPAK, njëkohësisht ish-deputetit Bardh Spahia, deputetes Greta Bardelit dhe i kryetares së degës së PD, Eliona Shkrelit.
Lista më e ‘nxehtë’ është ajo e Lezhës, ku spikasin deputetja Elda Hoti, një nga më aktivet në tensionet e dhunshme në Kuvend gjatë gjashtë muajve të fundit, ish-gjyqtarit të Apelit, aq shumë të lakuarit Gjin Gjoni, deputetes Lindita Metaliaj dhe deputetit Kastriot Piroli.
Në Gjirokastër nuk mungon emri i ish-sekretarit të PD-së në kohën e Bashës dhe njëkohësisht ish-deputetit Arben Ristani (ish-kreu i KQZ).
Në Korçë bie në sy Andrea Mano, ish-prefekti dhe deputeti aktual që i zuri vendin Ervin Salianjit pas burgosjes, deputetët Bledion Nallbati dhe Edmond Spaho, si dhe deputetja Sorina Koti.
Kurse në Kukës gjendet emri i Isuf Çelës dhe në Dibër bie në sy emrat e deputetit Kreshnik Çollaku, i ish-drejtorit të LSI-së dhe ish-deputetit përparim Spahiu, si dhe i gazetarit Basir Çollaku.
Qarku i Durrësit ka në listë emra si të deputetes Andia Ulliri, ish-drejtorit të Policisë, Emri Vata, zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo, Igli Carës, si dhe anëtares së kryesisë Ilirjana Kuçana.
Në Elbasan ndodhen emrat e Aurel Bylykbashit, Blendi Himçit, deputetëve Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Qani Xhafa dhe Zheni Gjergji. Kurse në fund, në listën e Fierit ndodhen emrat e deputetëve Luan Baçi dhe Saimir Korreshi.
Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e tij, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë.
Report Tv ka mësuar se nga deputetët demokratë, pas Helidon Bushatit dhe Ferdinand Xhaferrajt, kanë refuzuar Primaret edhe Petrit Doda, Emilja Koliqi, Eralda Bano dhe Kasem Mahmutaj.
Komente











Irena Shala dhe Ledina Mandija të vetmet që plotësojnë parametrat për deputet! Po këtë Bardh Spahinë kush ja bën peshqesh Shkodrës xhanëm?!! Ai nuk është banor i saj por i Tiranës
Përgjigjuper deputet sduhet te jesh banor i zones