Jo vetëm Helidon Bushati dhe Ferdinand Xhaferraj. Listës së deputetëve që kanë refuzuar procesin e primareve, përmes të cilave Sali Berisha do të zgjedhë kandidatët për deputetë i janë shtuar edhe të tjerë ligjvënës të grupit parlamentar demokrat.
Report Tv ka mësuar se veç Bushatit e Xhaferrajt, nga grupi aktual i deputetëve nuk do të futen në primare as deputeti i qarkut të Tiranës Petrit Doda, Eralda Bano e Fierit e Emilja Koliqi e Shkodrës dhe Kasem Mahmutaj.
Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD. Kjo pasi krahas Berishës, Flamur Nokës e Edi Palokës që drejtojnë fushatën në të gjithë vendin, të tjerëve u është besuar drejtimi politik i qarqeve. Ata do të jenë në zonën e sigurt të listave, duke siguruar një mandat të radhës parlamentar.
Garës së primareve do t’i nënshtrohen rreth 20 deputetë aktualë të PD-së, bashkë me rreth 300 emra të tjerë që kanë shprehur kandidaturën për t’u futur në primare.
Mes këtyre 300 emrave, surprizë është kandidimi i disa figurave të reja që synojnë të jenë përfaqësuesit e PD në parlament si Andi Mustafaj, Nikola Kedhi, Ish gjenerali Pirro Ahmetaj, avokati Përparim Çaça, apo Drejtoresha e Komunikimit në PD Floriana Garo. Por, në primaret e Berishës kandidojnë edhe emra si Gjin Gjoni, ish-gjyqtari sheik që shmangu vettingun. Primaret në PD do të mbahen më 1 mars. Garuesit duhet të kalojnë një kuotë minimale votash, për të kaluar testin e parë, e më pas do të jenë kryesia që do të vulosë në bazë të kontributit politik listën finale.
-Flamur Noka Drejtues Fushate
-Edi Paloka Drejtues fushate
-Albana Vokshi kryetare e Forumit të Gruas
-Oerd Bylykbashi Drejtues politik Durrës
-Gazment Bardhi Drejtues politik Fier
-Agron Gjekmarkaj Drejtues Politik Lezhë
-Flamur Hoxha Drejtues Politik Kukës
-Xhelal Mziu Drejtues Politik Dibër
-Tomor Alizoti Drejtues Politik Elbasan
-Tritan Shehu Drejtues Politik Gjirokastër
-Bujar Leskaj Drejtues Politik Vlorë
-Ina Zhupa Drejtuese Politike Vlorë (Për Sarandën)
-Andia Ulliri
-Dhurata Çupi
-Kreshnik Çollaku
-Dashnor Sula
-Lefter Gështenja
-Zheni Gjergji
-Ilda Dhori
-Luan Baçi
-Saimir Korreshi
-Bledion Nallbati
-Sorina Koti
-Edmond Spaho
-Elda Hoti
-Kastriot Piroli
-Lindita Metaliaj
-Isuf Çelaj
-Greta Bardeli
-Ramadan Likaj
-Oriela Nebijaj
-
Ndjehemi shume te pikliar per xhaferraj kishim shpresa per ne ai eshte nje illi polar qe shndrin
Përgjigju -
Partia wc pd pērderisa tē ket nē krye hajdutin kriminel Sali Bajgēn nuk bēn hajēr.
Përgjigju












Komente
Komento