Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Seria A duke mundur Interin dhe e bëri të vetin vete derbin e madh italian “Derby della Madonnina”. Kampionët kuqezinjt triumfuan 3:2 ndaj Interit, në një ndeshje të zjarrtë në “San Siro”.
Festivalin e golave e hapi Marcelo Brozovic në minutën e 21-të, i asistuar nga Correa. Por më pas filloi kthesa e madhe milaniste. Gëzimi i zikaltërve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Leao barazoi shifrat në minutën e 28-të. Me rezultatin 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë e derbit të madh italian.
Me të filluar pjesa e dytë, Milan arriti të shënonte dy gola për gjashtë minuta. Fillimisht Giroud realizoi për 2:1, para se Leao të shënonte golin e tretë të vendasve dhe të dytin personal sonte. Edin Dzeko në minutën e 67-të arriti ta ngushtonte epërsinë. Me këtë fitore, Milani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 11 pikë, kurse Interi zbret në të pestin me dy më pak