Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja e parë e derbit të Madridit mes Atletikos dhe Realit, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League duke shtyrë për ndeshjen e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ se kush do të vazhdojë për në gjysmëfinale.
Ndryshe nga ndeshjet e tjera të zhvilluara këtë edicion, Reali ishte superiore në krahasim me Atletikon duke krijuar shumë raste për shënim me Ronaldon, Bale, Modric, James dhe Benzema, por fati nuk ishte 10 herë kampionët e Europës.

Ndërsa Atletiko nuk ishte ajo e kampionatit që shpartalloi rivalin historik të kryeqytetit 4-0. Barazimi favorizon Realin.

Në ndeshjen tjetër ashtu sikur pritej Juventusi ka fituar me Monaco, por jo me lehtësi, pasi miqtë zhvilluan një ndeshje të mirë. Goli i Juventusit erdhi përmes një penalltie të shënuar nga Vidal, por akoma nuk ka përfunduar asgjë, pasi avantazhi është i lehtë për italianët.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com