Mbyllet në paqe derbi i kinezëve
Milan shpëton nga humbja në fund

Mbyllet në paqe derbi i kinezëve<br />Milan shpëton nga humbja në fund
Nuk ka fitues në derbin e Milanos ose ndryshe, derbin e kinezëve, pasi sfida përfundoi 2-2.
 
Barazimi ka mjaft vlerë për Milanin për mënyrën si mori rrjedhën loja, pasi Interi arriti avantazhin e dy golave, por nuk e administroi.
 
Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë 2-0 me golat e Candrevas dhe të Icardit, por Milani nuk u dorëzua duke besuar deri në fund.
 
Alessio Romagnoli ngushtoi diferencën në të 83’ ndërsa në minutën e 7 shtesë kuqezinjtë barazuan me Zapatan.
 
Barazimi u kontestua shumë në fund, pasi arbitri dha 5 minuta shtesë, ndërsa lejoi lojën edhe për 2 minuta plus shtesës pas vonesave, që solli golin e Zapatas.
 
Kështu Presidenca e re kineze e Milanit e nis me barazim aventurën. Pas javës së 32, Milani ndodhet në vendin e 6, 2 pikë më shumë se Interi një pozicion më poshtë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)