Mbyllet numërimi në Gjirokastër
E majta 4 mandate, e djathta 1

Mbyllet numërimi në Gjirokastër<br />E majta 4 mandate, e djathta 1
GJIROKASTER- Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar sot rreth ores 19:00 numërimi i 237 kutive të votimit në të gjithë qarkun, nga projeksionet e A1 Report koalicioni i majtë çon në parlament 4 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë 1 deputet.
 
Opozita arrin të marrë katër mandate deputeti, nga të cilët tre mandate PS e cila nuk shton asgjë nga zgjedhjet e kaluara dhe LSI merr një mandat deputeti, të cilin e rrëmben nga e djathta.
 
Këtë mandat, që është mandati i kandidatit të PD Spiro Ksera, deri më tani deputet, LSI e merr dhe me ndihmën e PS duke shënuar në këtë mënyrë emrin e saj për të parën herën në qarkun e Gjirokastrës në përfaqësimin parlamentar.
 
Demokratët shënojnë në këtë mënyrë rënie të ndjeshme dhe në këtë qark, tepër të rëndësishëm për të vendosur mbi fatin e qeverisjes së të majtës, tashmë deri më tani në një mazhorancë të thellë.
 
QARKU GJIROKASTËR (5 MANDATE)
PS 3 mandate

Arben Ahmetaj
Erion Veliaj
Anastas Angjeli
 
LSI 1 mandat
Vangjel Tavo
 
PD 1 mandat
Genc Ruli

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë