TIRANË-  Është mbylluar Panairi i Punës me 800 të punësuar në pesë ditë në profesione të ndryshme. I pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj foli edhe për incidentin.
 
Veliaj tha se incidenti me gruan në ditën e parë, e kthyen Panairin në histori suksesi pasi nxiti provokim dhe reagim publik.

Ministri Veliaj ka prezantuar disa nga sukseset e këtij panairi, në punësimin e të rinjve e të rejave në poste si inxhinierë, arkitektë, njerëz me aftësi të kufizuara, ekonomistë apo punëtorë fason. 

“Është e nevojshme që sa herë flitet për punësimin të provokohet edhe një debat publik në shoqëri, ndaj më vjen mirë që ky Panair bëri pikërisht këtë. Është më mirë të ndihmojmë disa njerëz se sa asnjë”,- u shpreh Veliaj.

Një nga rastet më të veçanta të punësimit në Panair ishte historia e Valbonës, djali i së cilës shëtiti të gjitha stendat e kompanive në kërkim të një pune për nënën e tij. Në fund, përpjekjet e djalit nuk shkuan më kot.
veliaj
(Ministri Veliaj dhe djali që i gjeti nënës së vetë punë në panair)
 

Gjithashu, në panair gjeti një vend pune edhe djaloshi portugez, Valerio, i cili u punësua si operator apo Jonida e cila që nesër do të fillojë punë në një kompani si inxhiniere ndërtimi.

“Mua më kanë thënë që ka ardhur një çun i vogël, i cili i bëri telef të gjitha stendat gjersa gjeti punë për mamin  e vet”, tha Veliaj ndërsa prezantoi djalin.

“Kemi pas një debat dhe një nga problemet që në linçuam, ishte programi për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara", tha Veliaj.
 
Veliaj bëri të ditur se gjatë pesë ditëve, Panairi i Punësimit 2014 u vizitua nga mbi 34.000 vizitorë, ndërsa në të gjitha stendat e kompanive dhe Shërbimit Kombëtar të
Punësimit u dorëzuan 13.840 CV gjithsej, nga të cilat u punësuan menjëherë 800 vetë.

Fillimisht në panair u lajmëruan 6.200 vende të reja pune, ndërkohë gjatë ditëve në  vazhdim, në stendën e SHPK-së u ofruan edhe 250 vende të tjera nga kompani të cilat nuk ishin pjesë e panairit.

Ndërkohë që nesër, njoftoi ai, do të nisin përgatitjet për hapjen e Zyrës së Punës në Korçë dhe në qytetet të tjera. 

Në përmbyllje të panairit, Kryeministri Edi Rama gjeti rastin që të takonte të punësuarit e pranishëm në Panair, ku shfrytëzuan rastin pë të bërë disa fotografi.
rama

INCIDENTI NË DITËN E PARË TË PANAIRIT

Në ditën e parë paniari i hap me incidentet, ku në grua u përplas me kryeministrin Rama dhe ministrin Velaij. Gruaja, Zyhra Kola, militante e PD-së, ishte një ish-punonjëse e Degës së Regjistrimit të Mjeteve me detyrë Përpunuese Dokumentacioni në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe ishte shkarkuar nga puna.

Në dalje të Pallatit të Kongreseve ajo u përfshi në replika të forta në fillim me Kryeministrin dhe më pas me Ministrin Erjon Veliajn. Ajo akuzoi Veliajn se e kishin shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa ministri iu kundërpërgjigj duke i thënë se do ti gjente punë me pagë 1 mijë euro në muaj dhe ajo nuk pranoi. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)