Mbyllet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, Shqipëria pjesëmarrëse


TIRANË, 9 Mars / ATSH/ - Përfundoi në Berlin Panairi Ndërkombëtar  i Turizmit që u organizua në datat 4-8 mars, ku mori pjesë edhe vendi ynë  i përfaqësuar me 18 operatorë turistikë nën logon "Guri i fundit i pazbuluar i Europës".
Ky panair promovoi edhe njëherë  vlerat dhe mundësitë që ofron Shqipëri në këtë fushë.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit, ministri Ahmetaj deklaroi se pritet rritje me dy shifra e turistëve, në vitin 2015.
Gjithashtu, gjatë fjalës së mbajtur në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, Ministri Arben Ahmetaj deklaroi se interesi për vendin tonë ka qenë disa herë më i madh krahasuar me vite më parë.
Ahmetaj ndër të tjera theksoi se duhet të punohet ende për imazhin, në mënyrë që të afrohen sa më shumë turistë. Ky ishte një tjetër panair Ndërkombëtarë ku vendi ynë është pjesëmarrës./m.m/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur