Mbyllet pas 1 ore protesta për rastin
'Monstra', nuk raportohen incidente

Mbyllet pas 1 ore protesta për rastin<br />'Monstra', nuk raportohen incidente
SHKUP- Është mbyllur pa incidente dhe e qetë, duke zgjatur vetëm 1 ore protesta e sotme e shqiptarëve të Maqedonisë, kunder dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e 5 maqedonasve 2 vjet më parë duke e cilesuar procesin gjyqesor si te trukuar.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët në media, protesta nisi në orën 14:00, ku pas një pritje të shkurtër te qendra tregtare “Çairçanja”, protestuesit me pankarta në duar dhe brohoritje nisën protestën për lirimin e gjashtë të dënuarve në rastin “Monstra”. Protestuesit marshuan në drejtim të Bit Pazarit me parullat: Drejtësi për të gjithë! Respektoni faktet! Drejtësi për UÇK-në!

Kryetari i Këshillit të protestës për drejtësi në rastin “Monstra”, Bedri Hajdari, përsëriti kërkesat e javës së kaluar, siç është shkarkimi i ministres Jankullovska, prokurores Geshkovska, si dhe lirimin e 6 të burgosurve për rastin “Monstra”. Ai tha se kërkesë e re është që të arrestuarit nga protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë, të vizitohen nga Avokati i Popullit, OSBE-ja, Komiteti i Helsinkit, dhe ta informojnë opinionin e të afërmit për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi kanë dyshime se po keqtrajtohen nga policia. 

Pas deklaratës së kryesuesit të këshillit organizativ, Bedri Hajdari, protestuesit numri i të cilëve ka qenë dukshëm më i vogël, filluan të shpërndahen nga qendra tregtare “Mavovasja”.

Ndërkohë edhe policia filloi të tërhiqet, pas shpërndarjes së protestuesve.  

maqedoni protesta
(Në foto: Protesta e nisur në shkup për rastin 'Monstra') Foto të tjera
. Hajdari më deklaratën e tij ka kërkuar drejtësi për rastin dhe u ka bere thirrje partive shqiptare që të jenë më popullin e vet dhe jo me ata të cilët i diskriminojnë shqiptarët. “Do të protestojmë derisa nuk i lëshojnë të afërmit tanë nga burgu. Kërkojmë vetëm gjyqësi të pavarur dhe drejtësi. Këtë e kemi menduar si parlament në rrugë”, tha ai.

Hajdari: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona
Kryetari i Këshillit të protestës për drejtësi në rastin “Monstra”, Bedri Hajdari, ka përsëritur kërkesat e javës së kaluar, siç është shkarkimi i ministres Jankullovska, prokurores Geshkovska, si dhe lirimin e 6 të burgosurve për rastin “Monstra”. Ai tha se kërkesë e re  është që të arrestuarit nga protestat e fundit në Shkup dhe Tetovë, të vizitohen nga Avokati i Popullit, OSBE-ja, Komiteti i Helsinkit, dhe ta informojnë opinionin e të afërmit për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi kanë dyshime se po keqtrajtohen nga policia. 

Maqedoni, sot pritet të vazhdojnë protestat për rastin “Monstra”
Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” thotë se do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”.

Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues, si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari ka faliminderuar të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilët siç tha ai, nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dalur në protesta gjithëpopullore.

“Protesta e radhës “MARSHI I LIRISË “do të realizohet më datë 18.08.2014 (e premte) me fillim nga ora 13.45, në ç’rast do të nisemi nga pllatoja para “Çairçanjes” dhe do të vazhdojmë deri të Gjyqi Themelor Shkupi 1. I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se jemi popull paqedashës dhe liridashës”, deklaroi Ajdari.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë