Mbrëmjen e 16 nëntorit, hapësira ajrore mbi aeroportin e Aalborgut u mbyll për pak kohë për shkak të pranisë së dronëve. Pas pak më shumë se një ore mbylljeje, pak para orës 23:30 të mbrëmjes, autoritetet njoftuan rihapjen.
Ndërkohë, në Ukrainë, rusët vazhdojnë sulmet. Në qytetin lindor Balaklia, u vranë tre persona dhe u plagosën 10 të tjerë, 3 prej të cilëve ishin fëmijë. 9 nga të plagosurit u shtruan në spital, thanë autoritetet.
Nga ana tjetër, presidenti i SHBA, Donald Trump tha se republikanët po punojnë për një legjislacion që do të vendoste sanksione ndaj çdo vendi që bën biznes me Rusinë, dhe tha se Irani mund të shtohet në atë listë.
"Siç e dini, unë e sugjerova këtë, kështu që çdo vend që bën biznes me Rusinë do të sanksionohet rëndë", u tha Trump gazetarëve. "Ata mund ta shtojnë edhe Iranin", shtoi ai.
Komente









