Francesko Beketi (Francesco Beccheti) ka vendosur të shesë frekuencën mbi të cilën ka transmetuar Agon Italia, televizionin që u mbyll pasi prokuroria shqiptare ngriti ndaj tij akuza të rënda për pastrim parash, mashtrim dhe evazion fiskal.
Biznesmeni italian është zotërues i frekuesncës së kanalit 33 të transmetimit dixhital në territorin e Italisë.
Sipas ItaliaOggi .it. mësohet se blerëse e frekuesncës së kanalit të Beketit është kompania londineze, “Scripps Networks International UK Limited”.
Kjo kompani është pjesë e një grupi të madh ndërkombëtar që po futet në tregun mediatik me shpejtësi, prej vitit 2008. Frekuenca e kanalit pritet të shitet për shifrën e 10,4 milionë eurove, shifër që pritet ta paguajë kompania britanike.
Në Itali ky grup ka pak kohë që po operon dhe ka blerë po ashtu mjaft frekuenca. Francesko Beketi, aktualisht ndodhet në Angli dhe po qëndron në Londër.
Për të autoritetet shqiptare të drejtësisë kanë nxjerrë një urdhër ndërkombëtar arresti. Ai akuzohet nga drejtësia shqiptare, për evazion fiskal dhe për pastrim të parave.
Kjo pasi nga hetimet rezulton se ai nuk ka kryer volumet e punës të raportuara në lidhje me hidrocentralin e Kalivaçit në Tepelenë, duke mashtruar autoritetet.
Një gjykatë në Londër refuzoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim, ndërsa pala shqiptare nuk e apeloi vendimin.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com