Qindra të krishterë u mblodhën në brigjet e lumit Jordan më 13 janar për të përkujtuar festën e pagëzimit të Jezu Krishtit, e cila mbyll zyrtarisht edhe sezonin e Krishtlindjeve.
Një pelegrin u shpreh se këtu është vendi ku Jezu Krishti u pagëzua, dhe shumë të krishterë, që jetojnë në Tokën e Shenjtë kanë ardhur për të qenë të pranishëm në këtë ditë të shenjtë.
Bota perëndimore e kremton pagëzimin e Jezusit të dielën e parë pas Epifanisë ndërsa në Lindje Kisha katolike feston të dyja ngjarjet më 6 janar. Ceremonia përkujtimore u udhëhoq nga At Pier Battista Pizzaballa i dërguari i Papës në Lindjen e Mesme.
Për arsye sigurie besimtarët nuk u lejuan këtë vit për t’u zhytur në lumë, për shkak të nivelit të lartë të ujit. Sipas besimit të krishterë ata që pagëzohen, festojnë lirimin nga mëkati dhe rilindin si bijë të Perëndisë.
Edhe Papa Benedikti XVI në solemnitetin e Pagëzimit të Krishtit, ka pagëzuar 20 fëmijë në Kapelën Sistina në Vatikan, gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë. Mes tjerash Papa tha se Jezusi shkon drejt njerëzimit plot mirëkuptim dhe zgjedh të “vuajë bashkë me njerëzit për të marrë mbi vete mëkatin e botës”.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com