Mbyllet Shijak TV nga Autoriteti i
Mediave Vizive, shkak borxhet

Pronari i këtij televizioni thotë se brenda 17 ditësh u gjobit me një shumë prej 1 200 000 dollarësh nga AMA dhe tani një përmbarues privat kërkon t'i sekuestrojë pajisjet e transmetimit, një gjobe qe sipas tij eshte e kundraligjshme, kur e gjithe xhiro vjetore e televizionit eshte 100 mije euro, dhe i gjithe televizioni nuk ka vleren e gjobës.

Por sipas zotit Gezim Ismaili gjithçka ka filluar pasi ai fitoi procesin gjyqesor ne Gjykaten e Larte, per heqjen e licences pa te drejte gjate periudhes 2004 deri ne 2008-en.

"Ajo nxorri një urdhër të sajin për sekuestro të pajisjeve. U mor leja në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe ia dha përmbaruesit privat, i cili na njoftoi që ta prisnim në ambientet e televizionit. Ndërkohë përmbaruesit privatë shkuan në Dajt dhe prishën sinjalin", thotë Ismaili.

Pronari i 'Shijak TV' sqaron se kjo eshte nje dhune e hapur per te nderprere transmetimet e 'Shijak TV' qe kane ne fokusin e tyre mendimin e qytetareve.

"Kjo është dhunë e hapur dhe e paraparë në të gjitha ligjet e mediave. Kjo është shkelje flagrante e nenit 22 të Kushtetutës", thotë Ismaili.

Ismaili akuzon rende kreun e AMA-s, se po kerkon qe t'i jape nje grupi biznesmenesh frekuencen e televizionit te tij.

Marre nga Top Channel
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi!

Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi!