Mbyllet shkolla në Grizë të Patosit, 62 nxënës mbeten pa mësim! Prindërit: Ku t'i çojmë fëmijët? Kryeplaku: U dëmtua nga tërmeti

PATOS- 62 fëmijë të arsimit fillor e parashkollor në fshatin Grizë të Patosit nuk kanë zhvilluar mësim plotësues këtë të martë pasi vendimi i Bashkisë për ta mbyllur shkollën ka ngritur në protestë prindërit dhe nxënësit.

Të revoltuar për mungesën e transparencës dhe informacionit nga ana e Bashkisë së Patosit prindërit kundërshtojnë transferimin e fëmijëve në një shkollë tjetër, ndërsa pretendojnë se shkolla do të shembet për t’u kthyer në lulishte.

 Bashkia thotë që është e pabanueshme. Këtu janë mësuesit. Ne duam të hapet shkolla që fëmijët të futen në mësim”, shprehet një nga prindërit”.

“Unë jam gjyshe. Gjithë kjo, në 2021 mos të bëhet një kopsht në shkollë po gjynah se janë fëmijë. Ku ta çoj unë këtë fëmijë për dore. Të premten na lajmëruan. Jemi të gjithë të mendimit që fëmijët të qëndrojnë këtu”, shprehet një tjetër banore.

Kam tre fëmijë. Kanë firmosur të gjithë prindërit, banorët e Grizës që shkolla të ekzistojë këtu në Grizë. Në çdo familje kemi marrë firmat dhe nuk janë dakort. Kryetare e Bashkisë na ka thënë që në këtë ambient të shkollës do krijohet një lulishte. Kur ata nuk mendojnë për fëmijët, ca mendojnë për të pensionistët", tha një tjetër.

Kryeplaku i fshatit Refat Shpërdhea sqaron se shkolla do të mbyllet për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe se pritet ekspertiza e Institutit Kombëtar të Ndërtimit.

“Kjo shkollë, në biseda me Bashkinë është lënë për rikonstruksion. Kur erdhën specialistët thanë që nuk ishin dakort për rikonstruktimin  . tani u është dërguar Institutit të Ndërtimit në Tiranë dhe presim që andej një ekspertizë më të specializuar", tha Kryeplaku i fshatit Refat Shpërdhea.

Prindërit e nxënësve kanë paralajmëruar vijimin e protestave deri në anulimin e vendimit, duke deklaruar se nuk e përballojnë largimin e fëmijëve të tyre në një shkollë më të largët.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka