Mbyllet shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër, do i nënshtrohet rikonstruksionit për t'u kthyer në muze! Gati në shkurt të 2022 (VIDEO)

GJROKASTËR- Banesa ku ka lindur gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare në lagjen Palorto në Gjirokastër, po i nënshtrohet një rikonstruksioni për t’u përshtatur në një muze. Deri më tani kjo shtëpi ka funksionuar me emrin si Banesa Kadare, ndërkohë që investimi i fundit në të, do t’i ndryshojë konceptin dhe destinacionin final. Bëhet fjalë për një muze që do të ketë të gjithë aksesorët e nevojshëm për t’iu përshtatur kohës dhe kërkesave të të interesuarve.

Muzeu Kadare, pritet të funksionojë si i tillë në shkurt të vitit të ardhshëm ku dhe korrenspondon me finalizimin e punimeve në të. Përmes një fondi prej 29.5 milionë lekësh të rinj nga Banka Botërore, Muzeu Kadare do të ndryshojë pamje sidomos në ambientet e brendshme ku do të përshtaten hapësirat dhe vënë në pah një pjesë të mirë të historisë së Kadaresë dhe sidomos, itinerarit ku shkrimtari i madh u insprirua për të shkruar romanin e tij “Kronikë në Gur”. Ndonëse është i mbyllur për vizitorët, mjaft prej tyre nga kurreshtja kanë guxuar të hyjnë në banesën Kadare.

Për nënkryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, Jorida Muho, nuk është vetëm kthimi në muze i banesës Kadare, por janë dhe dy objekte të tjera në fokusin e investimit siç është rruga “Sokaku i të marrëve” që është pranë banesës Kadare dhe Muzeu Etnografik.

1620215382_5.IsmailKadareHouseGjirokastra1.jpg

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hana: 05/05/2021 15:34

    Jashte, ka shtepi te vizitueshme, ku pjese te tyre jane edhe te banueshme. Do te na pelqente qe ne kete shtepi te banonte Kadareja, kur te ndodhej ne Shqiperi. Do ia rriste polullaritetin zones dhe turistet do ta vizitonin edhe me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër