Mbyllet sondazhi për ministrat 
Rekord, 15 mijë vota në 36 orë 

Mbyllet sondazhi për ministrat <br />Rekord, 15 mijë vota në 36 orë 
TIRANE - Vetëm në 36 orë, sondazhi më i ri online në Shqiptarja.com për testimin e opinionit publik mbi performancën e ministrave të qeverisë Rama, arriti të marrë rreth 15 mijë vota (14.824). Ky sondazh i rëndësishëm që synoi zbulimin e mendimit të njerëzve rreth punës së kabinetit qeveritar në mbi 500 ditë në pushtet, u çel në orën 18:00 të 27 Shkurtit dhe u mbyll në orën 11:00 të 1 Marsit. 

Rezultatet e ministrit "më të mirë dhe më të keq"
 


Sondazhi/ Rekord votash, komentesh e "share"
Sondazhi ngjalli interes të jashtëzakonshëm duke shënuar një numër rekord të votuesve online. Ky sondazh i dha mundësinë qytetarëve jo vetëm të shprehen me votë pro dhe kundër ministrit që mendojnë se ka punuar më mirë dhe më keq për dikasterin që ata përfaqësojnë, por edhe të shprehen më gjatë përmes komenteve. Në redaksinë e Shqiptarja.com kanë qenë me qindra komentet e mbërritura, ku shumë janë shprehur optimist dhe kanë artikuluar vlerësime maksimale për disa ministra, ndërsa komente të tjera shprehnin nota kritike për punën në disa ministri. Përfshirja e qytetarëve në sondazhin e Shqiptarja.com ishte vërtetë e lartë jo vetëm në votim, por edhe në shpërndarjen e tij në rrjetet sociale. Me mijëra "share" u shënuan në Facebook.

Tre ministrat me te mire dhe 3 me te keqinjte sipas votuesve ne Shqiptarja.com
Renditja përfundimtare e ministrave të kabinetit Rama është bërë nga diferenca e votave pro dhe kundër, pra një mesatare e dy vlerësimeve të ndryshme të dhënë për të njëjtin ministër. Sipas kësaj përllogaritjeje, ministri që kryeson listën është Arben Ahmetaj i Ekonomisë, për të vijuar me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, e në vend të tretë radhitet ministri Ilir Beqaj i Shëndetësisë. Ndërkohë, tre ministret e vlerësuara nga qytetarët me performancën më të dobët, janë ministrja e Inovacionit Milena Harito me një mesatare prej -215 vota, Ermonela Felaj për Marrëdhëniet me parlamentin dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

TRE MINISTRAT ME "TE MIRE"

1.
Arben Ahmetaj + 147
738 pro,  591 kundër
 
2. Saimir Tahiri + 67 vota
1045 pro, 978 kundër
 
3. Ilir Beqaj + 54 vota
1278 pro, 1224 kundër

TRE MINISTRET ME TE "KEQIJA"

1. Mirela Kumbaro - 110 vota
44 pro, 150 kundër
 
2. Ermonela Felaj – 146 vota
17 pro, 163 kundër
 
3. Milena Harito – 215 vota
40 pro, 255 kundër 


ministrat me te mire
ministrat me te keq


Qytetaret dhane opinionin e tyre per ministrin "me te mire dhe me te keq"
Në sondazh çdo vizitor pati mundësinë të japë vlerësimin e tij për performancën e dy ministrave me anë të votimit në sondazh, duke zgjedhur pro për ministrin që vlerësojnë se ka bërë një punë të mirë dhe kundër për atë ministër sipas të cilëve nuk ka dhënë aq sa duhet në qeverisje. Pjesë e këtij sondazhi nuk ishin kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
 
Sistemi i votimit ishte i pajisur me filtra për të minimizuar rrezikun e votës dixhitale të shumëfishtë përmes përdorimit të robotëve. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur