Tirane- Në 16:30 mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave nga punonjësit e policisë me gradën “drejtues” në garën për 12 drejtorët e drejtorive vendore në qarqe.
Report Tv mëson se deri në mesditë janë dorëzuar rreth 30 kandidatura, mes tyre edhe drejtues aktualë. Zyrtarisht Policia e Shtetit pritet të publikojë listën e plotë. Komisioni që do vlerësojë kandidaturat pritet të kryejë intervistat e secilit.
Në fund, 36 prej tyre, nga 3 për çdo qark pritet të kualifikohen në bazë të analizës që komisioni do të kryej. Vetëm një prej treshes së çdo qarku do të përzgjidhet dhe emërohet nga kryepolici Ilir Proda.