TIRANE- Panairit i Librit pas ditëve plot fluks të vizitorëve, interesit të pashoq për tituj të caktuar librash që u shndërruan shumë shpejt në bestseller, blerjeve të kënaqshme për botuesit, i ka mbetur edhe një ditë, dita e sotme.
Dje organizatorët kanë ndarë edhe çmimet për librat më të mirë, atë të përkthyesit më të mirë dhe disa çmime të tjera. Helena Kadare me librin "Kohë e Pamjaftueshme" është shpallur si autorja e vitit. Çmimi special i jurisë i është dhënë Muhamed Ademit ndërsa çmimin për përkthyesin e vitit e ka marrë Shpëtim Çuçka.
Gjatë ditës së katërt të panairit është vënë re një interes në rritje i dashamirësve të librit. Ndërkohë autorët shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit, duke shitur një numër shumë të madh kopjesh.
(shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA