Mbyllet tenderi për ilaçe në QSUT
Kosova: Kursyem 2.8 mln euro

Mbyllet tenderi për ilaçe në QSUT<br />Kosova: Kursyem 2.8 mln euro
TIRANE - Gjatë një takimi me drejtuesit e spitaleve në vendin tonë, Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova ka njoftuar përfundimin e furnizimit me medikamente pas mbylljes në një kohë të shkurtër, të një procesi i cili ka pasur disa vështirësi. Ministri Kosova u shpresh se nga perfundimi i tenderit të medikamenteve, është kursyer një shumë e madhe parash. Ai gjithashtu është shprehur se shumë medikamente do të jenë në spitale.

“Deri tani kemi kursyer 2.8 milionë euro dhe këto do rriten dhe pak nga këto tenderat e fundit. Me këtë fond që ne na krijohet i kemi të gjitha mundësitë që në mënyrë shumë të shpejtë të sigurojmë interferonin për të gjithë pacientët me probleme nga dializa. Këto dy ditë na vijnë nga SHBA katër ilaçe shumë të rëndësishme, për të cilët duhet të jem i sinqertë, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT ka paguar vetëm transportin dhe ato vijnë të gjitha falas.”- u shpreh Kosova.

Ministri i Shëndetësisë përmendi edhe disa vështirësi për të cilat ai garantoi se kanë marrë të gjithë vëmendjen e institucionit që ai drejton, drejt zgjidhjeve sa më optimale. “Mungesa në treg për një sërë medikamentesh, kryesisht citostatikë, na ka krijuar problem në lidhje me sigurimin e tyre dhe vënien në funksion të shërbimit të të sëmurëve të onkologjisë. Jemi në negocime me partnerë ndërkombëtare dhe organizma publike të vendeve partnere që të mundësojmë në një të ardhme të afërt sigurimin e tyre, në cilësinë më të mirë dhe në çmim jo monopol” u shpreh Kosova.

Ministri gjithatu theksoi se ka ngritur një task-forcë e cila do të vëzhdojë rrugë që bëjnë medikamentet për të arritur deri të pacienti.  “Përvoja e krijuar këtë vit na mësoi se kur ka mangësi në planifikim të sasive dhe llojeve të medikamenteve, krijohen veshtirësi të mëdha në procesin e shpërndarjes në rrethe pasi ka raste kur në spitale të caktuara arrijnë sasi të pa kerkuara dhe të parakorduara më parë.

Për këtë arsye ne kemi ngritur një task-forcë operative pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të monitoruar çdo shmangie që ka ndodhur si dhe për të mbështetur procesin e furnizimit të plotë të të gjitha spitaleve me të gjithë sasinë e planifikuar të medikamenteve ”, sqaroi Ministri Kosova. Më tejë ministri ka listuar edhe disa nga problematikat ende të pazgjidhura në shëndetësi, për të cilët pacientët ankohen edhe më shumë te numri që ministria ka vënë në dispozicion të tyre.

“Komunikimi korrekt me personelin mjekësor, pastërtia e ambienteve që nuk kushton fare, do vetëm dedikim nga çdo njëri nga ne, janë dy hallka shumë të rëndësishme që e përmirësojnë deri në 65% imazhin e sektorit shëndetësor,  si dhe grindje më rojet private, janë ankesat më të shpeshta që bëjnë pacientët në numrin 0800 8111 ” - u shpreh ministri. Kreu i shëndëtësisë gjithashtu është shprehur se aparaturat e reja diagnostikuese në spital do të funksionojnë 24 orë pa ndërprerje, pasi lënda e parë nuk do të mungojë më. Ai theksoi se po shikohet mundësia që të plotësohet edhe stafi i nevojshëm.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!