Mbyllet tenderi! Tuneli i Llogarasë do kushtojë 140 mln €! Fiton konsorciumi turk, oferta më e ulët erdhi nga kompanitë shqiptare pa eksperiencë

Mes 5 ofertave paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, fituese u shpall oferta e një konsorciumi turk. Kompanitë turke (Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi), për ndërtimin e tunelit kanë ofruar mbi 17 miliardë lekë, dhe janë vlerësuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me 76.2 pikë, si oferta më e suksesshme. Ndërkohë fondi limit i përcaktuar nga Minsitria e Infrastrukturës ishte 18.9 miliardë lekë.

Ndërkohë në garë për të fituar këtë tender ka qenë edhe një bashkim operatorësh shqiptar (JV Concord Engineering dhe Contracting &Alb Building shpk & Alb) që kanë ofruar 15.8 miliardë lekë pa TVSH, vlerë kjo më e ulët se fondi limit dhe më e ulët se oferta e fituesve.

Kjo ofertë është shpallur e pasuksesshme për shkak se operatorët nuk kanë pasur përvojë të mëparshme të suksesshme për ndërtim urash në rrugë, të një natyre dhe kompleksiteti të krahasueshëm me kontratën aktuale, brenda 5 viteve të fundit, thuhet në dokumentet e tenderit .

Ndërsa tre ofertat e tjera që ishin nga kompani të mëdha kanë ofruar 18 miliardë lekë dhe më lartë për të ndërtuar këtë tunel, e që janë skualifikuar për mungesë eksperience, për mos përmbushje kushtesh, dhe për shkak se kanë ofruar mbi fondin limit të përcaktuar.

Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogarasë.

Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Ky ishte tenderi i dytë i hapur për këtë projekt në muajin qershor 2021, pasi dështoi tenderi i dhjetorit 2020 duke qenë se 5 kompanitë që ishin në garë u s’kualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret ligjore dhe teknike.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!