Përfundon votimi për primaret, Berisha: Procesi s'ishte i përsosur! 7 bashki në balotazh! Ja disa prej fituesve

TIRANË-  Partia Demokratike e Sali Berishës mbylli këtë të diel votimet për primaret, përmes së cilave u zgjodhën kandidatët garues në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm. Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 18:00, por vijoi edhe më tej në disa bashki të vendit. Tashmë, në votat e numëruara kanë nisur konfirmimet e para të kandidatëve. Pa surpriza, në garë me vetveten, në Shkodër konfirmohet kryetari aktual Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kuçovë Lefter Maliqi. Në bashkinë e Vaut të Dejës, ka fituar me 743 vota, i cili për t'u futur në garën e 14 majit duhet të djegë mandatin e deputetit, njëjtë si Boçi.

Deputeti Belind Këlliçi kryeson ndaj rivalëve të tjerë në Primaret për Bashkinë e Tiranës. Teksa janë numëruar votat e 9 degëve të para të kryeqytetit, Këlliçi kryeson me rreth 1200 vota më shumë se Ilir Alimehmeti, ndërsa në vend të tretë renditet Gerti Bogdani. 

Numërimi i votave për primaret është mbyllur edhe në qarqet Durrës, Korçë, Shkodër, Berat, Dibër, Fier dhe Gjirokastër. Në Tiranë, numërimi nisi rreth orës 10:20, ndërsa ende nuk është mbyllur në disa bashki. Ndërkohë, deri më tani është raportuar se 6 bashki shkojnë në balotazh, pasi asnjë prej kandidatëve nuk mundën të marrin 50% të votave. 

Dibra shkon në balotazh me kandidatë Besnik Alkun dhe Ismail Ukën, Fieri me kandidatët Evdar Kodheli e Artur Mahmutaj, Mirdita Albert Mylyshid dhe Aleksandër lala, Librazhdi me Çefki Çota dhe Arjanit Leka, Mati me Skënder Gjuci e Bukurosh Ballabani me 145 vota dhe Fushë Kruja me Ndriçim Babasi e Agron Loka.

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të votimit doli në një konferencë për mediat, ku i cilësoi primaret si të pashembullta në historinë e Shqipërisë, ndërsa pranoi se ky proces ka pasur edhe parregullsi. Akuzat se Berisha ka mbështetur disa kandidatë të caktuar në këto zgjedhje, ish-kryeministri i mohoi. Nga ana tjetër Berisha nuk përjashtoi as mundësinë se në lista ka pasur edhe votues socialistë, akuzë kjo që u ngrit nga kandidati për Kamzën Shemsi Prençi.

"Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur. Jo! Nuk mund të pretendosh një gjë të tillë, por se u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë", tha Berisha. 

Rithemelimi pretendon se në primare kanë votuar rreth 60 mijë votues, ndërsa në shifrat e publikuara deri në orën 17:00 rezultojnë 51 797 votues. Rithemelimi nuk ka dhënë asnjë informacion se sa anëtarë ka gjithsej PD-ja që kanë të drejtë vote dhe sa simpatizantë kanë vendosur të bëhen pjesë e procesit të primareve, çka ka sjellë edhe problematika në disa bashki. 

Procesi nuk ka vijuar i qetë, mes akuzave të disa kandidatëve për manipulime dhe fitues të përcaktuar. 8 kandidatë gjatë kohës së procesit të votimit, në Tropojë, Lushnje, Belsh, Gramsh, Devoll, Krujë dhe Kuçovë. Megjithatë, dorëheqjet Berisha i cilësoi si shprehje të lirisë.

Fituesit:

Qarku Korçë
Bashkia e Korçës Ledina Alolli 628  vota
Bashkia e Maliqit Alfred Gega 920 vota
Bashkia Pogradec Zini Tollozhina 291 vota
Bashkia Devoll Elvis Hajdërlli 1184 vota
Bashkia Ersekë Et'hem Sajamit, i vetëm në garë! 450 vota pro

Qarku Kukës
Bashkia e Hasit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Tropojës- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Kukës- Atmir Sinamati, i vetëm në garë! 989 vota

Qarku Lezhë
Bashkia Lezhë- Ende s’ka rezultat
Bashkia Mirditë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albert Mylyshi, 357 vota dhe Aleksander Lala, 285 vota
Bashkia Kurbin- Behar Haxhiu 1358 vota

Qarku Shkodër
Bashkia e Vaut të Dejës- Zef Hila 743 vota, i duhet të lërë mandatin e deputetit për t’u futur në garë
Bashkia Pukë- Ende s’ka rezultat
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, i vetëm në garë! 1386 vota pro dhe 6 vota kundër
Bashkia e Malësisë së Madhe- Nuk kishte kandidat
Bashkia e Fushë Arrësit- Ende s’ka rezultat

Qarku Tiranë- 
Bashkia Rrogozhinë- Cim Hoxha 
Bashkia Kavajë- Fisnik Qosja

Qarku Durrës

Bashkia Durrës- Igli Cara 1398 vota
Bashkia Shijak- Rezart Tusha 333 vota
Bashkia Fushë Krujë- Ndriçim Babasi 168 vota
Bashkia Krujë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Ndriçim Babasi me 514 vota dhe Agron Loka me 680 vota

Qarku Vlorë
Bashkia e Vlorës- Hysni Sharra 549 vota.
Bashkia e Selenicës- Leonard Rakipaj 270 vota
Bashkia e Delvinës- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Sarandës- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Konispolit- Ende s’ka rezultat

Qarku Berat
Bashkia e Beratit- Zija Ismaili 527 vota
Bashkia Kuçovë- Lefter Maliqi, i vetëm në garë! 339 vota
Bashkia Skrapar- Eugen Mustafallari, i vetëm në garë
Bashkia Poliçan- Behar Xhaferraj, i vetëm në garë! 92 vota
Bashkia e Dimalit- Gentian Meci 187 vota

Qarku Dibër
Bashkia Dibër- Besnik Alku 291 vota
Bashkia Bulqizë- Defrim Fiku 453 vota
Bashkia Klos- Ish deputeti Bedri Hoxha, 758 vota
Bashkia Mat- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota

Qarku i  Elbasanit
Bashkia e Elbasanit- Luçiano Boçi i vetëm në garë
Bashkia e Belshit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Librazhdit- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Shaqir Kuka me 55 vota dhe Ndricim Lila me 45 vota
Bashkia e Përrenjasit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Gramshit- Ende s’ka rezultat
Bashkia e Peqinit- Ende s’ka rezultat

Qarku Fier
Bashkia Fier-
Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albano Zhapaj me 87 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota
Bashkia e Lushnjës- Eduard Sharka 1021 vota
Bashkia Divjakë- Aurel Malko 869 vota
Bashkia e Patosit- Sofie Alushaj 256 vota
Bashkia e Mallakastrës- Resmi Shanaj 264 vota
Bashkia e Roskovecit- Futues Hazizaj me 204 vota

Qarku Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër- Dorjan Lani 291 vota
Bashkia Këlcyrë- Arjan Kasaj 171 vota
Bashkia Memaliaj- Albert Malaj me 300 vota
Bashkia Tepelenë- Baftjar Imeri 109 vota
Bashkia Libohovë- Adil Xhelili i vetëm në garë! 282 vota
Bashkia Përmet- Edmond Komino, i vetëm në garë

Pjesëmarrja në votime

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Primaret/ Socialistë në listat e votuesve? Berisha: Se vë dorën në zjarr që s’ka pasur! Asnjë kandidat nuk kam favorizuar

 

Sali Berisha i përgjigjet akuzave se ka favorizuar kandidatë në garën për primare. Ndalur në akuzat e kandidatit në Kamëz, Shemsi Prençi se në listat e votuesve kishte edhe socialsitë, Berisha tha se edhe mund të ketë ndodhur, por sipas tij nuk ka ndikim në rezultat, Berisha tha se mund të jenë regjistruar miqtë e një kandidati të caktuar për ta votuar.

“S’ka patur asnjë kandidat të mbështetur nga Berisha as nga kryesia e PD-së. Se çfarë kanë kuptuar me paracaktim ata rivalë unë nuk e di se cila është. Natyrisht ky komision ka bërë një punë të jashtëzakonshme me verifikimet për ankesat e bëra për listat. A ka patur edhe zgjedhës socialistë në ato lista? Unë dorën në zjarr nuk e vë se nuk ka patur. Së pari ne jemi kjo shoqëri që jemi dhe kandidati apo kandidatja mund të kenë shoqe miq socialistë, i fton. Por të jem i sinqertë edhe e votojnë në PD, por edhe mund ta votojnë në zgjedhje të përgjithshme, sikundër ndodh e kundërta. A kanë qenë një problem këto raste ekzotike. Jo nuk kanë qenë. Mund të kenë ndodhur. S’ka ndonjë ndikim në procesin e votimit”, tha Berisha.

Ora 21:35
Simpatizantët që votuan në Primaret e Rithemelimit, Berisha: Jam i kënaqur! Kandidatët nuk patën beteja personale, të mos ketë hatërmbetje

 

I pyetur nëse është i kënaqur me numrin e simpatizantëve që kanë votuar në primaret e Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit, Berisha u përgjigj se ishte shumë i kënaqur, duke shtuar se kushdo që kishte pasur kohë kishte gjetur mundësinë për të votuar.

“Jam shumë i kënaqur. Ky është një proces i lirë i njerëzve të lirë, nuk ka asnjë detyrim as për anëtarë as për simpatizantët të marrin apo mos të marrin pjesë në votim. Ne jemi parti e standarteve të lirisë. Nëse do bënim votimin e detyrueshëm ajo pastaj do bënte ndryshimin por ne e kemi lënë të lirë, ai që gjen kohën vjen dhe voton. Nuk është asgjë tjetër këtu veçse ushtrimi i të drejtave nga anëtarët dhe simpatizantët tanë”-tha Berisha.

Sa i përket hatërmbetjeve mes kandidatëve, Berisha tha se nuk duhet të kishte beteja personale pasi fituesit mund t’u kërkonin ndihmë edhe kandidatëve të tjerë për në zgjedhjet lokale.

“Unë mendoj se kandidatët e qytetit të Tiranës dhe në tërësi kandidatët tanë kanë bërë një garë të civilizuar dhe kanë patur mençurinë të mos angazhohen në beteja personale. Kjo ka këtë anë, shumë pozitive, secilit prej atyre që fiton i lind e drejta morale të kërkojë ndihmën e atij që pati përballë, pse jo edhe të bëjë marrëveshje apo kompromise me të sipas rastit”- u shpreh ish kryeministri.

Ora 21:27
Primaret/ Berisha e pranon: Procesi nuk ishte i përsosur, kishte problematika

 

Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pasi u mbyll votimi për primaret. Berisha ka pranuar se ky proces kishte problematika.

“Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur. Jo! Nuk mund të pretendosh një gjë të tillë, por se u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë. U bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë. Eksperienca e këtij procesi pasuron PD për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Primaret janë rruga e vetme për t’iu dhënë pushtetin, dinjitetin anëtarësisë dhe simpatizantëve. Rruga e vetme për të hapur PD”, tha Berisha.  

8 kandidatë janë tërhequr sot nga gara e primareve pasi kanë akuzuar PD se ky proces kishte parregullsi në listat e votuesve.

Ora 21:20
Primaret e ‘Rithemelimit’/ Berisha: Sot jemi forca më e fuqishme politike, në partinë tjetër dëgjohen vetëm klithmat e kryetarit

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së numërimit të votave në ‘Primaret’ e Rithemelimit në pjesën më të madhe të rretheve. 
Berisha tha se sot Rithemelimi ishte forca më e fuqishme politike në Shqipëri pas zhvillimit të këtyre zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së sotrme në kuadër të përzgjedhjes të kandidatëve që do të garojnë për krerët e bashkive në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 majt të vitit të ardhshëm. 

“Unë kam bindjen se sot çdo anëtar edhe anëtare e PD-së, ndihen më të lirë, ndihem në dinjitozë, më të movituar se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së. Në të gjitha këto procedura, sovrani për partinë Demokratike ishte anëtarësia, as kryetari dhe as kryesia. Pra vendosëm në këtë mënyrë një standart demokratik të paparë më parë në Shqipëri. Çka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike në Shqipëri, forcën më të përkushtuar për liritë e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve të saj. Primaret e sotme shënuan gjithashtu hapjen e vërtetë reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre, nuk mund të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo i PD-së. Jo të gjithë kanë qenë vullnet i lirë i kandidatëve apo propozim i lirë i anëtarëve”-tha Berisha. 

Mes të tjerash hodhi akuza ndaj partisë Socialiste për mostransparencë ndaj anëtarëve.

“Në partinë tjetër njëlloj si në ligjin e mafias nuk pipëtin asgjë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë të dhënë se ç’ndodh në atë shpellë përveçse klithmat e përditshme të kreut të asaj force politike që mund të jetë gjithçka vetëm jo demokratike”- shtoi kreu i Rithemelimit. 
 

Ora 20:33
Mbyllet numërimi për primaret në Durrës, Igli Cara shpallet fitues

1668621160_IgliCara.jpg

Igli Cara është shpallur fitues i primareve në bashkinë e Durrësit. Nga përfundimi i votimeve rezulton se Cara ka marrë 1398 vota kundrejt 299 vota të Armand Dervishit.

Ndërsa në Shijak primaret janë fituar nga Rezart Tusha me 333 vota. 

Ora 20:16
Përfundon numërimi në për 'Primaret' e Vlorës, Sharra shpallet fitues: I bindur për fitoren në 14 maj

 

Hysni Sharra është shpallur fitues i Primareve të Rithemelimit në Vlorë. Ai ka arritur të sigurojë 549 vota. Ndërsa dy zonjat përballë tij, Nada Daullja ka marrë 250 vota dhe Alta Haluci ka siguruar 231 vota. Në total kanë votuar 1040 anëtarë dhe simpatizantë. 10 prej votave janë shpallur të pavlefshme.

Në një prononcim për mediat, fituesi i primareve, Sharra u shpreh i bindur se do të arrijë të zgjidhet kryebashkiak i Vlorës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 Maj të vitit 2023.

Ndërkohë në Bashkinë e Selenicës në garën e primareve fitues është shpallur Leonard Rakipaj me 270 vota nga 500 të mundshme Në garë edhe dy kandidat të tjerë të cilët kanë marr me pak vota

Në Selenicë kanë votuar në total rreth 350 antarë dhe simpatizantë të bashkisë Selenicë

Rezultati

Leonard Rakipaj 270

Jani Dapaj 70

Dhurata Mecorapaj 10 vota

Ora 20:05
Balotazh në Fier, asnjë prej kandidatëve nuk siguron 50% të votave në 'Primare', ja fituesit në Patos dhe Mallakastër

1670181281_fier.JPG

Primaret e Rithemelimit në Fier kalojnë në balotazh. Në total kanë qenë 887 vota, 4 prej të cilave janë shpallur të pavlefshme. Edvar Kodheli me 413 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota do të kalojnë në balotazh duke qernë se kandidati fitues nuk ka siguruar 50% të votave. 

Ndërkohë për kandidatët e tjerë, votat janë si në vijim: Albano Zhapaj, 87 vota, Denisa Muçaj 34 vota dhe Emal Hamataj 107 vota.

Në Mallakastër fitues është shpallur Resmi Shanaj i cili ka arritur të sigurojë 264 vota kundrejt Neim Begajt me 69 vota. 

Në Patos Sofie Alushaj është shpallur fitese me 256 vota në total kundrejt 28 votave të Gazment Halimit dhe56 votave të Ardian Ramës. 
 

Ora 19:53
Korçë/ Zbardhen fituesit e ‘Primareve’, në Pogradec vetëm dy vota diferencë mes kandidatëve

1670180093_korca.JPG

Në ‘Primaret’ e Rithemelimit në Korçë, fituese është shpallur Ledina Alolli me 628 vota. Kandidatët e tjerë, Gjergji Gjata ka siguruar 426 vota, Entela Dvorani 47 vota. Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme.

Në Pogradec fitues për ‘Primaret’ është shpallur Zini Tollozhina i cili ka arritur të sigurojë 291 vota në total, vetëm dy vota më shumë se kandidati përballë tij, Oligert Muçllari i cili ka marrë 289 vota.

Në Devoll fitues është shpallur Elvis Hajdërlli i cili ka marrë 1184 vota kundrejt Vojsava Bregut me 156 vota dhe Xhensila Kapo 18 vota. 

Fitues në Maliq është shpallur Alfred Gega me 920 vota kundrejt Alfred Berberit me 315 vota. Ndërsa një votë është shpallur e pavlefshme.

Në Ersekë Ethem Lumani si kandidat i vetëm ka siguruar të gjitha votat pro në total 495 vota.

Ora 19:41
‘Primaret’ në Dibër dhe Mat! Nuk siguruan dot 50% të votave totale, kandidatët më të votuar kalojnë në balotazh

1670179387_diber.JPG
Në Dibër pas përfundimit të procesit të numërimit, kanë shkuar në balotëzh dy prej kandidatëve me më së shumti vota, Ismail Uka me 365 vota dhe Besnik Alku me 291 vota.

Ndërkohë votat për kandidatët e tjerë në Dibër ndahen si në vijim: Fadil Begu, 268 votsa, Margarita Markja, 96 vota. Balotazhi hyn në fuqi për primaret e bashkisë së Dibrës për shkak se sipas rregullores të miratuar nga Rithemelimi, nëse një prej kandidatëve nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkrojnë në rivotim. Nga 1600 anëtarë, numri i pjesëmarrësve në votim ka qenë 1029 persona.

Në Bulqizë, fitues është shpallur Defrim Fiku me 453 vota, ndërkohë që kandidati përballë tij, Fatos Hoxha ka arritur të sigurojë 280 vota. Në total numri i votave të pavlefshme ka qenë 11.

Fitues për primaret në Klos është shpallur ish deputeti Bedri Hoxha me 758 vota në total. Kandidatët e tjerë Basir Çupa dhe Veri Kuka kanë arritur të sigurojnë përkatësisht 528 vota dhe 6 vota.

Edhe në Mat dy kandidatët më të votuar kanë shkuar në balotazh pasi nuk kanë arritur të sigurojnë më shumë se 50% të votave totale. Në proces morën pjesë 680 anëtarë dhe simpatizantë të Rithemelimit. Konkretisht, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota do kalojnë në balotazh. Ndërsa votat për kandidatët e tjerë janë si në vijim: Lindita Doda 130 vota, Ymer Barçi 78 vota. Ndërsa të pavlefshme janë shpallur 8 fletë.

Ora 19:41
Mbyllet procesi i numërimit në Lushnjë dhe Divjakë, ja fituesit

1670179396_Screenshot4.jpg

Ka përfunduar procesi i votimit edhe në Lushnjë ku fitues ka dalë Eduard sharka. Ndërkohë në Divjakë ka fituar  Aurel Malko.

Në Lushnjë votuan 1118 nga 2138 votues në total

Divjake votuan rreth 1350 botues nga 2362 në total, anëtarë dhe simpatizantë.

Votimet

Lushnjë

Eduard sharka 1021 vota

Erjon Kërçuku 88 vota

9 te pavlefshme

Divjakë

Aurel Malko 869

Gjergji Janko 470

11 të pavlefshme

Ora 19:31
I vetëm në garë për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi feston fitoren me fishekzjarre (VIDEO)

Lefter Maliqi ka reaguar pas mbylljes së numërimit të procesit të primareve. Malqiqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime. Maliqi shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në realitet.

“Mirënjohje 352 demokrateve dhe opozitareve për votën në Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme. Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin.

Së bashku me punë të palodhur drejt fitores së sigurt në 14 Maj te Bashkisë Kuçove. Çdo premtim do kthehet në vepër, me ndryshime të menjëhershme në infrastrukture, imazh, arsim, kulture, shëndetësi, sport, bujqësi, punësime, etj ne Kuçovën e naftëtarëve, aviatorëve dhe Intelektualeve. Bashkia do jetë e hapur dhe e qytetarëve jo e Kryetarit”, shkruan Maliqi.

 

Ora 19:14
Primaret/ Përfundon numërimi në Shkodër, Spahia kandidat i vetëm! Fiton Zef Hila në Vaun e Dejës, duhet të lërë mandatin e deputetit

1670177839_shkofder.JPG

Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkitë e qarkut Shkodër në kuadër të Primareve të ‘Rithemelimit’. Në bashkinë e Shkodrës fitues është shpallur kryebashkiaku aktual, Bardh Spahia i cili ishte i vetëm në garë, duke marrë në total 1386 vota pro dhe 6 vota kundër. Në këtë mënyrë është zyrtarizuar si kandidat i Rithemelimit për kreun e bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

Zef Hila është shpallur fitues në Vaun e Dejës duke siguruar në total 743 vota kundrej 117 votave të Kole Shabenit. Në këtë logjikë, Zef Hila duhet të lërë mandatin e deputetit, për të mundur të kandidojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Ora 19:05
Balotazh edhe në ‘Primaret’ e Rithemelimit në Krujë, asnjë prej 11 kandidatëve nuk arrin të sigurojë 50% të votave

Është mbyllur votimi për ‘Primaret’ në Krujë dhe Fushë-Krujë. Në Krujë nga 584 vota në total 4 prej fletëve janë shpallur të pavlefshme. Dy kandidatët më të votuar, Ndriçim Bajram Babasi me 346 vota dhe Agron Loka me 548 Loka kanë shkuar në Balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk ka arritur të sigurojë 50% të votave.

Agim Kodra ka marrë 3 vota, Andi Gjoka 13 vota, Aqif Mesi 11 vota, Arjan Vogli 38 vota dhe Ilir Ndreu me Imer Merlikën të cilët kanë arritur të sigurojnë nga një votë.

 

Ora 18:36
Berat/ Mbyllet procesi i numërimit për primaret e ‘Rithemelimit në 5 bashkitë, zbardhen emrat e fituesve

1670176043_numerim.JPG

Ka përfunduar procesi i numërimit të votimeve në Primaret për të gjitha bashkitë në qarkun e Beratit. Në total sa i takon bashkisë së Beratit, 642 persona kanë votuar në total, nga ku 524 prej tyre kanë qenë për Zija Ismailin, 32 vota për Sazan Gurin dhe 80 vota për Klejdi Spahiun. Ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Në Poliçan ka pasur vetëm një kandidat të vetëm, për pasojë fitues është shpallur Behar Xhaferraj i cili ka marrë 92 vota, ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Po ashtu dega e Rithemelimit në Skrapar ka mbyllur procesin e numërimit duke shpallur fitues, Euglen Mustafallari me 156 vota, i cili po ashtu ishte kandidat i vetëm.

Në Dimal është shpallur fitues Gentian Meci i cili ka arritur të sigurojë 187 vota kundrant 86 votave të Thoma Rumnicit.

Ndërsa në Kuçovë, ku pati dorëheqje nga Brikena Koroveshi e vetmja kandidate përballë Lefter Maliqit, është mbyllur procesi i numërimit, ku me 339 vota është shpallur fitues Lefter Maliqi.

 

Ora 18:28
Gjirokastër/ Mbyllet numërimi për ‘Primaret’ e Rithemelimit, cilët janë kandidatët fitues

1670175273_fituesi.JPG

Është mbyllur procesi i numërimit të Primareve në bashkitë e qarkut Gjirokastër në kuadër të kandidatëve të cilët pritet të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Dorjan Lani ka dalë fitues në bashkinë e Gjirokastrës me 291 vota kundrejt 48 votave të marra nga Enkelejda Mushi dhe 34 votave të Telnis Skuqit.

Në Memaliaj, ka fituar Albert Malaj i cili ka mundur Bukurosh Akdinin duke siguruar në total 300 vota kundrejt 20 votave të siguruara nga kandidati përballë tij. Katër vota u shpallën të pavlefshme.

Po ashtu në Tepelenë është mbyllur numërimi dhe fitues ka dalë Baftjar Imeri me 109 vota kundrejt Hysni Kasëmit me 71 vota. Ndërkohë që 3 vota u shpallën të pavlefshme.

 Në Këlcyrë është shpallur fitues Arjan Kasaj me 171 vota përballë 39 votave të marra nga Edmon Nano. Një votë u shpall e pavlefshme.

Në bashkinë e Libohovës është shpallur fitues Adil Xhelili i cili ishte kandidat i vetëm në këto zgjedhje. Në total kanë marrë pjesë 282 persona dhe rrjedhimisht 282 vota kanë shkuar për Xhelilin.

Ora 18:20
Mbyllet procesi i votimit në të gjitha bashkitë për 'Primaret' e Rithemelimit, 51.797 simpatizantë dhe anëtarë morën pjesë

 

Është mbyllur procesi i votimit në të gjitha bashkitë e vendit sa i përket Primareve të mbajtura nga Rithemelimi ku pritet të zgjidhen kandidatët të cilët do të garojnë për krerët e bashkive në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Sipas shifrave të dhëna nga Rithemelimi, në proces kanë marrë pjesë 51.797 votues ndërsa nuk bëhet me dije sesa prej tyre janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe sa prej tyre janë simpatizantë.

Tabela e pjesëmarrjes në votime
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 05/12/2022 07:14

    Me KERRICAT VETEM BASHKINE E TROPOJES DO FITOSH O LLUM O KOMBIT,,,,PER POPULLIN KE QENE DHE DO MBETESH NON -GRATA DERISA TE VDESESH SI QEN......

    Përgjigju
  • Qeni i Sharrit: 05/12/2022 00:22

    Kush jane keta kandidate jane te Sali Nongrates?

    Përgjigju
  • Trinity: 04/12/2022 23:40

    RILINDJA... RITHEMELIM... NEN KUPTIMI, RIPJELLJE KAFSHESH. SKA SHPRESE PER SHQIPERIN.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/12/2022 21:31

    O salih,një pyetjeje duhet ti japesh pergjigje: DO JETË NË PROTESTËN E 6 DHJETORIT MIKU JOT SERBO-BOSHNJAĶ DAMIR FAZLLIÇ? APO E KE SURPRIZË PËR DITËN E PROTESTËS? EH salìh ĶU E KE VALLEN MOR LUMËMADH,O I RRJEDHUR E I PJERDHUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?