Komisioni për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës ka filluar me përpilimin për paraqitjen e raportit të votave për zgjedhjen e presidentit.
Për t’u zgjedhur presidenti, në kuti duhet të jenë 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.
Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet edhe me 61 vota.
Lajmi kryesor:
Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështojnë 2 votimet për raundin e parë 1 votë më pak se kuorumi, në garë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta
