Mbyllet votimi, Lulzim Basha:
Jam optimist për fitoren e PD

Mbyllet votimi, Lulzim Basha:<br />Jam optimist për fitoren e PD
Pas përfundimit të procesit të votimit, kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur optimist për fitoren e zgjedhjeve.
 
Kam një mesazh të shkurtër në përfundim të këtij procesi dhe pastaj do të kemi një komunikim të vazhdueshëm.

Dua të falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan sot me qytetari dhe dinjitet europian. Falenderoj në mënyrë të veçantë ata qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për të manipuluar votën dhe deformuar vullnetin e popullit.

Tani që votimi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme, vendimtare e procesit demokratik, që është procesi i numërimit.

Ndaj dua t’i bëj një thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë proces, të sigurojnë dhe të garantojnë përmes zbatimit të ligjit dhe performancës së tyre, që vullneti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe sot, duke votuar në një ditë feste fetare dhe në temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ndaj ju takon ju numërues, komisionerë, vëzhgues të KZAZ-ve, që të bëni gjithçka për të garantuar që vullneti i popullit për të ardhmen, të përmbushet. Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona të strukturave të Partisë Demokratike, unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitore
” deklaroi ai.
 
Deklarata e tij erdhi menjëherë pas mesazhit të Ramës për deputetët e tij “Timonin e mori PS-ja”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia

Media: Britania e Madhe vonon shpërndarjen e ndihmës ushtarake për Kievin, shkak burokracia